Published On: 8 Nëntor, 2016

Kafja e mëngjesit, ja si ndikon te kujtesa juaj…

Gjatë viteve të fundit, studime të ndryshme kanë treguar për përfitimet e shumta të kafes. Një studim i fundit ka zbuluar se kafja e mëngjesit ndihmon në përmirësimin e kujtesës, largon stresin dhe parandalon një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, kancerin.

Gjatë një studimi të fundit, të publikuar tek revista “Scientific Reports”, u monitorua një receptor në tru që fillon të dobësohet me kalimin e moshës dhe me rritjen e niveleve të stresit. Me kalimin e kohës, në trurin tonë fillon të rritet numri i hormoneve të stresit. Ky proces ka një efekt të dëmshëm në memorien tonë. Hulumtuesit shkencorë nga instituti kërkimor francez “Inserm” e nxitën këtë proces të plakjes tek minjtë.

Ata më pas u dhanë atyre kafeinë, që bllokon dhe mbron receptorin e lidhur me moshën dhe stresin. Në fund të studimit u vu re një stabilizim i gjendjes mendore të minjve. Ky eksperiment mund të përdoret për studime të tjera në lidhje me shëndetin mendor.

Një tjetër studim i publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit tregoi se konsumimi i kafes ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri në tru.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...