Published On: 31 Maj, 2017

Kadri Veselit po i kthehen “agjentët” dhe spiunët e deleguar nëpër gazeta dhe parti politike

Ashtu qysh erdhe, edhe ike!

Kimete Berisha

T’pafat jemi ne “binjakët”.
Krejt pa përjashtim. Takohemi me do bajata, me do njerëz të gabuar, dhe as me veten s’i kemi shpeshherë punët mirë, bile gjithmonë, edhe në gjumë, jemi në luftë me anën tonë të “kundërt”.

As në dashuri s’jemi për mashallah.
Bile do njerëz krejt të lodhtë, pa bukuri, as pa mend në kokë, munden me na shit mend dhe me na dhënë leksione për dashni.

Qe për shembull, Marylin Monroe (prej nesh) gjeti shumë burra, por s’e gjeti dashurinë e vërtetë.
Heeeej, me t’braktis Artur Milleri, është s’i me t’braktis ashti pa varr e pa shpirt.
..der’ ajo grua (si unë) nuk la trashëgimtarë.
S’ka kuptim.

Jemi Gjynah!

Pastaj, John Kennedyn e vranë, e gruaja Xheraldina shkoi e u dashurua me Aristotel Onazisin, me atë tullusum 🙂.

Inati, inati m’i hyp kalit të Isa Boletinit, s’ka mujt askush!

Ashtu, edhe Kadri Veselit sot, në vend se me dalë në skenën e Shotës dikush si Marylin Monroe e me ja këndu “Happy birthday to you”, atij t’panafakut ju ka tek Armend Ibrahimi, m’i shpall dashni.

Qaje bilblil, valla qaje lirisht…!

Armendi rrallë zbret nga qielli, prandaj kurrë s’e ka takuar kush në tokë.
Ai flet vazhdimisht në emër të Zotit, dhe në PDK do të jetë si një ndërmjetësues mes Kadri Veselit, Zotit, dhe Vatikanit.

Armendi nuk ka komplekse, ai i falenderohet popullit që luten për të.
As s’dihet kush lutet për të (dhe për shpirtin e Papës), as pse, veç kryesore ky djali është në sfera tjera….kish kapitullu.

Hajde, edhe ne femrat boll e kemi tepru, me foto e sende-vende, ama mashkull bre je (ja kajsh nanën), s’po ju ka hije kur po sillen si gra të kqija…
Armendin për poza e lë ulur vetëm vet shqiponja, Kreshnik Spahiu…

Kanë thënë “lefsh i keq e me nafak”.
Isa Mustafa njeri me fat që i ikë pa therr në këmbë, Armend Ibrahimi.
Paramendojeni, qysh ju ka resh ky Isës, tuj e ndjek me “I need a Hero”, derisa i shkreti Isa i ka tregu dhe ia ka pre shkurt, se është plak, se ka telashe tjera, dhe se eiii…Ramazan, mos ta prishi tash agjërimin tim shpirtëror:)

Armendi s’është n’tokë të bukës. Është për gjynah.

Shkova, tha, te Kadri Veseli, se ai është Hero. Ti a je shku m’u “martu” me të, k’i me ra me të, a çka është gjithë ajo dashni.

E Kadriu i shkretë i deshi dhëmbët prej zorit…atij (e di) i rrotullohet barku kur e dëgjon një djalë të ri, pa kurrëfarë karakteri, që i drejtohet një burri dhe e quan Hero, pa qenë ai fare Hero.
Kadriu u desht m’i tregu djalit, m’i thënë shko te shpija, se s’jam Hero, por, u gjet i papërgatitur edhe ai.

Plus edhe nëse do të ishte Hero, s’ke nevojë ta quash njeriun Hero, se edhe sikur të ishte Kadriu Hero, do të ishte i Kosovës, i popullit, e jo Heroi privat i Armendit.
Dur bre.
Mbaje veten.
O ku ku 🙂.
Çfarë mashklli!

Neve “binjakëve” na vjen mërzi me na dasht shumë. Neve na pëlqen distanca e atyre që na duan, duam dhe preferojmë që të ruhet gjakftohtësia e palës së kundërt ndaj nesh, edhe kur atij ose asaj i vlon gjaku dhe i bën zemra bam-bum për ne.

Ne nuk e humbasim sensin e humorit as në momentet më tragjike.
Sa herë kam qeshur me vajtimin tim, dhe sa herë kam vallëzuar duke qarë.

Kadriut tash po i kthehen “agjentët” dhe spiunët e deleguar nëpër gazeta dhe parti tjera politike (vite më parë), në kohën e Hashimit 😉

P.S.
“O si prej qiellit ti mu pike
Ashtu qysh erdhe, edhe ike
Ta fala zemrën, ti ma ktheve
Veç para se me ma kthy, ma theve”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...