Published On: 26 Shkurt, 2016

Kadri Veseli përmend shpërndarjen e Kuvendit

Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse dështon zgjedhja e Presidentit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, u ka shpjeguar deputetëve procedurat e zgjedhjes së Presidentit dhe pasojat në rast se dështon zgjedhja e tij.

Nën atmosferën e gazit lotsjellës të hedhur për herë të dytë nga deputetët opozitarë, Veseli tha se në pajtim me Kushtetutën, Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet me votim të fshehtë, se gjatë tri raundeve të votimeve duhet të ketë më shumë se 1 kandidat në garë.

Veseli tha se për t’u zgjedhur president në njërin nga dy raundet e para, Presidentit i duhen dy të tretat e votave, apo të paktën 80 vota në favor.

Në rast se nuk arrin të zgjedhet në dy raundet e para, në raundin e dytë, Presidenti duhet t’i ketë të paktën 61 vota.

“Në votimin e parë duhet të marrin pjesë të paktën 81 deputetë. Nëse në votim marrin pjesë më pak se 81 deputetë, konsiderohet se nuk ka kuorum për vendimmarrje andaj duhet të përsëritet votimi i parë”, tha Veseli.

Kryeparlamentari gjithashtu shpjegoi pasojat nnë rast se dështon zgjedhja e Presidentit në tri raundet.

“Në votimin e tretë duhet të marrin pjesë të paktën 61 deputetë. Nëse marrin pjesë më pak se 61 deputetë, konsiderohet se nuk ka kuorum për vendimmarrje andaj duhet të përsëritet votimi i tretë. Nëse në votimin e tretë asnjë kandidat nuk i merr votat e nevojshme, të paktën 61 vota në favor, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh”, tha Veseli.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...