Published On: 1 Gusht, 2017

Kadaj-Bujupi: VV s’ka votë për Haradinajn

Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj se asnjë deputet i LVV nuk do ta votojë Haradinajn për kryeministër, por përkundrazi siç tha ajo do ta kundërshtojnë këtë qeveri, siç e quajti ajo, me mendësi të korruptuar.

“Konsiderojmë se ky koncepti i kontrabandimit të deputetëve nuk do të prodhojë asgjë tjetër përveçse do të vazhdojë një qeveri eventuale nëse arrin ta bëjë me një mendësi të korruptuar dhe kriminale siç është edhe vetë klani pronto nën ombrellën e të cilit vepron tani edhe z. Haradinaj”.

“Prandaj, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ketë asnjë përkrahje, përkundrazi deputetët e LVV janë shumë, 32 dhe janë të angazhuar fuqishëm që vullnetin e qytetarëve të 11 qershorit ta përkthejnë në ndryshim edhe në parlament edhe në qeveri, sepse ky ka qenë vullneti i popullit”, ka thënë Kadaj-Bujupi për Zërin.

Dihet që Lëvizja Vetëvendosje është subjekti më i madh politik në vend dhe si të tillë pavarësisht zvarritjeve edhe përpjekjeve për kontrabandë konsiderojmë që shumë shpejt ne do të jemi në institucione”.

Ndërsa e pyetur për veprimet e LVV-së në rast se presidenti Hashim Thaçi nuk ua jep mundësinë e mandatarit të dytë, ajo tha se presidenti do të përballet me kushtetutën dhe protestat gjithë popullore që do t’i organizojë LVV.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...