Published On: 26 Maj, 2017

Kaçanik, theret me gërshërë një i mitur shkaku i mosmarrëveshjeve në Facebook

  • Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur, pasi që së bashku me dy të tjerë po ashtu të mitur kanë therur me gërshërë një person shkaku i mosmarrëveshjeve në Facebook. Zënka ka ndodhur në rrugën “Ismajl Reka” në Kaçanik.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në QKU, transmeton Express.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Ismajl Reka, Kaçanik 25.05.2017-13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti së bashku edhe me dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar (të gjithë të mitur), dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje në rrjetin social-facebook, kanë sulmuar viktimën mashkull K-Shqiptar (i mitur) me një mjet të mprehtë-gërshërë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Hani i Elezit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...