Published On: 21 Gusht, 2017

Juventus po bën gjithçka për t’ia rrëmbyer Romës mesfushorin

  • Juventus është duke e bërë më të mirën për ta siguruar transferimin e mesfushorit të Romës, Kevin Strootman, bëjnë të ditur burime të Goal.com.

Kampionët e Serie A sapo kanë nënshkruar me Blaise Matuidi nga Paris Saint-German, por dëshirojnë ta kenë në radhët e veta edhe një top-mesfushor dhe synim i tyre është mesfushori holandez, transmeton Express.

Roma nuk dëshiron ta shesë yllin holandez, por do të jetë e hapur për bisedime me Juventusin për të parë se çfarë ofron në tavolinë skuadra torineze.

Një marrëveshje e mundshme mund ta përfshijë shkëmbimin me Juan Cuadradon dhe një shumë parash për skuadrën nga kryeqyteti italian./Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...