Published On: 20 Tetor, 2016

Ju që ndaheni dysh krenash e gjaku

Ju që ndaheni dysh krenash e gjaku

/ ka vetëm nji komb /

 

Çun Lajçi

 

Ngujue n’fjalën time pres natën t’bahet e bardhë

Se dita kaherë mrrolë i ka vetullat

E nata hund-përpjetë qenka fort e gjatë

 

As t’vrahet as t’kthjellët e gjelat kangën harrue

 

Ngujue n’lamësh mendimesh pres fjalën e fundit

Për ftyrën që livadh s’asht e gurin që thehet kresë

Sakicat prejnë fjalën si bimën langzue n’pranverë

 

E s’dinë ç’asht fara e dreqit që bulëzon shtatit

 

E as të hjerrët bima as t’peshohet fjala

As peni t’këputet, t’lidhët prapë nyje si nata me ditën

Se langojt nga frika i lehin hijes së vet

 

E klyshët i lanë jashtë mbretnisë se tyne

 

Këtu jemi Ne të sodit që s’ishim të djeshit

E hunin e ngulin n’trunin e vet e lidhën n’jargë

E ndahen dysh krenash e zemrash e gjakut

 

Unë as të dal ngujimit as t’rri ngujue!

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Or çun,shqiptaret e kane njesuar gjuhen dhe nuk shkruajne poezi me “jarga”.
    Shqiptaret e kane rruajtur mjekren turko-muslimane qe prezanton pisllik,dembelizem,varferi
    dhe psikologji mentale te erret.Shqiptaret nuk vishen me pishtemalla rreth kryes si fukarejt
    e arabise dhe afrikes.Shqiptaret jane evropiane dhe flasin gjuhen e njesuar shqipe.
    Shqiptaret mendojne per evropen dhe jo per manierat turko muslimane.Behuni shqiptar.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...