Published On: 9 Gusht, 2017

Ju ministër e keni ditur se vëllai i liderit tuaj është koka e UDB/KOS brenda UÇK-së

Naim Miftari

  1. Një ministër i QPK-së (qeveria Thaçi 1) objekti qendër qytetit; djema kam lexuar një raport tuajin dhe dëgjuar se jeni duke u marruar me X personin dhe lidhjet e tij me pobratimat e tij në UDB.
  2. Ne, (3 persona zyrtar) po dhe ju ministër a e keni ditur se vëllai i liderit tuaj dhe tonit, vendasi i juaj është koka e UDB/KOS brenda UÇK-së.
  3. Ministër ne e kemi ditur se X është i poshtër dhe i pamoralshëm, por kurrë s’na ka marr mendja se është tradhtar, njeri i UDB-së, bile në fillim pas rënies (dekonspirimit) të grupit Naitit, Drenicës dhe grupit të Llapit kemi dyshuar te një person tjetër nga P… i Drenicës.
  4. Ne dhe ai personi i P … është i dyshuari i juaj kryesor nga arrestimi në prit në Galicë i B_Ramen bashkëpunëtorit dhe bashkëluftëtarit të ngushtë të Adem Jasharit dhe tuajit.

Ju ministër dhe ata komandantët tjerë e keni pasur gabim, pasi personi nga P… ka qenë vetëm lojë e UDB-së, ku si kokë turku ua kanë paraqitur këtë person të cilin e kanë thye me dajak (dhunë të jashtëzakonshme) qëllimi që ju ta vrisnit për tradhti atë P… plani i UDB-së ishte ta mbronin bashkëpunëtorin e përbetuar X dje t’ju ç’orientonin ku pas një kohe i bëjnë kinse një arrestim spektakular me do bastisje me bagera… ishte skenar o ministër o komandant dhe ju e hangërt karremin e UDB-së.

  1. Ministër, tash kur e mendoj mirë, ju keni të drejtë personalisht, atij personit X si kam besuar kurrë, por nuk kem pasur këso njohuri se nuk e kishim lëshuar gjallë kurrë për jetë X, gjatë marrjes në pyetje të një shokut tënd të arrestuar (përmes një avokati na njofton) se UDB-ja i kishte ditur saktë edhe sa këpucë ushtarake dhe sa papuçe (nalle) dhe sa persona, të gjithë se sa ushtarë kemi qenë në një takim në një odë të një fshati në Drenicë, në pranverën e 1997-ës!
  2. Prapë ministri; hmmmmm djema, kujdes mos e ngrihni ma shumë atë litar të UDB-së, lejani kohës, siguroni provat diku, por mos folni për këtë temë, pasi do njolloset lufta shumë dhe opinioni, populli do të mendoj se ne UÇK-ja jem si X-i, edhe pse nuk jemi. Nuk është koha ime, të dobët jemi sot, dhe i kemi në qaf edhe të huajt, dhe do të ketë shumë vrasje, do na vrasin ATA.
  3. Në këtë rast vetëm unë flas, kinse s’po e dimë o ministër kush janë ATA që mund të na vrasin neve, UÇK-në.
  4. Ministër ufff bre.. ATA janë këta të cilëve ua kemi besuar edhe jetën tonë, dhe sot flasin me bashkësinë ndërkombëtare, me opinionin botëror në emrin e tërë UÇK-së. Sot e di saktë se kemi gabuar në hapa pasi kemi lejuar servisimin e njerëzve nga shërbimet sekrete nga jashtë dhe nga brenda. ATA na i sollën edhe në malet e Berishës, në Shtabin e Përgjithshëm gjatë bombardimit të Serbisë 7-8 oficerë francez (DGSE) dhe gënjenin se janë Britanez dhe Amerikan…..
  5. Ne, ministër, ju dhe sidomos ATA e pasni mbushur Kosovën bishtum bisht me spiuna pro- serb, kujt me i besu më, o ministër falënderojmë zotin që na paska ruajtur ne, që kemi qenë me zemër luftëtar të UÇK-së, falënderojmë Zotin edhe që nuk jem gjeneralë, ministra, liderë partiak dhe që ne nuk jem si ATA.

Biseda përfundon – hipim në lift dhe zbresim poshtë, objekti ishte 4. katësh, nga ata tre persona që ishim bashkë njëri vritet, por jetojnë dy të tjerë.

“Lufta” me ATA vazhdon edhe sot me ata që vjedhen parat e luftës, me ATA që përçan luftën, me ATA që filluan vëllavrasjet, me ATA që tradhtuan UÇK-në me ATA që tradhtuan Ademin, Zahirin, Salihun, Tonin -Micin………., me ATA qe edhe sot punojnë kundër shtetit të Kosovës dhe kundrejt drejtësisë, me ATA që edhe sot punojnë për Serbinë.

(Ai Ministri ish bashkëluftëtar jonë është akoma gjallë.)

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...