Debate Lajmi Levizes

Jozefina Topalli me akuza të rënda: Basha po zgjidhet kryetar jo me vota të PD. Kutitë do të mbushen në mesnatë

Jozefina Topalli ka hedhur dyshime të forta për procesin e votimi për zgjedhje të kryetarit të PD-së. Sipas deputetes demokrate, njerëz që nuk kanë lidhje me PD-në janë lejuar të votojnë për të mbuluar refuzimin e anëtarësisë së PD-së që janë të shumtë në numër ndërsa dha edhe një informacion tjetër,

“Dëshiroj ti them në radhë të parë demokratëve që nuk morën pjesë se kjo ka detyru Lulzim Bashën që ti mbushë kutitë me fletë të njerëzve që nuk janë anëtar të PD-së. Sado të mbushen kutitë në mes të natës, ky është një process që do të zgjedhë kryetar humbësin më të madh të PD-së. Lulzim Basha është sot pengmarrësi i madh i PD-së. Në vendin tim, në forcën time politike, me forcë dhe mbushje kutish po ruhet posti i kryetarit humbës. Lulzim Bashën e kanë shkarkuar shqiptarët”, tha Topalli në News 24.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *