Published On: 30 Prill, 2017

Joshua kërkon luftë të re: Fury ku je?

Anthony Joshua ka fituar me nokaut në rundin e 11 ndaj Wladimir Klitschko dhe kështu është shpallur kampion në pesha të rënda dhe kështu britaniku me këtë rast ka fituar tre tituj IBO, IBF dhe WBA.

Me këtë rast 27-vjeçari është shprehur i lumtur, por edhe ka treguar respekt maksimal për ukrainasin, por gjithashtu i ka bërë thirrje Tayson Furyt për luftë.

“Ashtu siç thash, nuk jam perfekt, por po përpiqem. Egon duhet ta lësh te dera dhe të respektosh kundërshtarin. Wladimir është një model për t’u ndjekur si në ring ashtu edhe jashtë”, transmeton Telegrafi.

“Jam pak i emocionuar, e di se ka dyshues. Por, unë gërmoj thellë, do vazhdoj të përmirësohem”.

“Tyson Fury ku je? Hajde, më pëlqen të luftoj, do luftojë ndaj gjithkujt”, ka thënë Joshua.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...