Published On: 10 Nëntor, 2016

Johnson: “Në Kosovë mund të niste lufta e tretë botërore” (VIDEO)

Në kohën e caktuar avioni qeveritar i Britanisë së Madhe, ateroi në tokën e Kosovës.

Fluturakja, këtu solli kryediplomatin britanik, Boris Johnson, që u prit nga homologu i tij kosovar, Enver Hoxhaj, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Rouairi O’Conell.

Këtu, në aeroportin Adem Jashari, shefi i diplomacisë britanike rikujtoi vitin 1999, dhe rrezikun e shpërthimit të një lufte të madhe, deri sa po i jepej fund asaj në Kosovë.

E që nga shmangja e luftës së tretë botërorë e deri me tani, Johnson është i mahnitur me përparimin që e ka bërë Kosova si shtet.

Prandaj, tha se më me shumë qejf tani do të qëndronte në një mal kosovar se sa në sallën e Kuvendit.

Pos, vende atraktive të Kosovës, Boris Johnson, nuk harroj të përmend edhe sukseset e kosovarëve në fusha të ndryshme.

Kreu i diplomacisë britanike, Boris Johnson, është njëri nga njerëzit kryesor që udhëhoqi fushatën për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, çka edhe u arrit pas referendumit të mbajtur në qershor të këtij viti.

Para se të emërohej në këtë post, Johnson i cili njihet për frizurën e tij të veçantë, ishte edhe kryetar i Londrës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...