Published On: 1 Gusht, 2017

Jep dorëheqje një zyrtar i LDK-së

Një prej veprimtarëve të kamotshëm dhe drejtues shumëvjeçari i Degës së LDK-së në Drenza Izet Avdyli ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e Degës së LDK-së në Drenas.

Ja arsyeja:

I pa kënaqur me situatën e krijuar në Degën e LDK-së në Drenas, sjelljen despotike të Kryetarit të Degës, përçarjet në Kryesi, pas 27 viteve aktivitet në LDK e 24 vite anëtar i Kryesisë së Degës ( Dy mandate sekretar e tri mandate kryetar Dege) paraqes :

DORËHEQJE TË PEREVOKUESHME NGA ANËTARI I KRYESISË SË DEGËS

Arsyetim

Sjellja autokratike e kryetarit të Degês i cili për dy vite të mandatit të tij nuk ka mbajtur asnjë takim me kryetarë të Nëndegëve.
Rezultatet e dobëta në zgjedhjet për kryetar të Komunës 2016 dhe zgjedhje e pergjithshme 2017 (më të dobëta se zgjedhjet paraprake)
Refuzimi i raportimit financiar për zgjedhjet për kryetar komune.
Refuzimi i raportimit për rezultatin e zgjedhjeve të pergjithshme dhe analiza e zgjedhjeve.
Refuzimi i kërkeses së delegatëve për mbajtje të Kuvendit të punës.
Mosreagimi ndaj vendosjes posterit të kandidatit të PDK -së në ndërtesen e tij.
Mosvendosja e asnjë posteri në Drenas të kandidatit për kryeministër z. Avdullah Hoti.
Kërcnimi dhe shantazhet ndaj delegatëve të Kuvendit të Degës me largim nga partia dhe largim ng puna.
Injorimi i vazhdueshem i kërkesave të Kryesisë së Degës për një debat rreth mundësisë së riorganizimit të degës.
Prezantimi i rrejshem i gjendjes dhe problemeve që ka Dega para Kryesisë qendrore.
Vendimi i tij i njëanshëm që me çdo kusht të jetë bartes i listës zgjedhore pa pelqimin e kryesisë së degës.

Janë edhe një mori vërejtjesh tjera që edhe letra s’i duron dot, që më kanë shtyer që pas kaq vitesh të marr një vendim jo edhe të lehtē. Megjithate do mbetem anëtar i thjeshtë i LDK-së dhe me përkushtim do të vazhdojë të jap kontributin tim intelektual e profesional.

Dua të shpreh me këtë rast falënderimin për të gjithë bashkveprimtarët e devotshëm me të cilët kam punuar e bashkëvepruar për këto 27 vite.

Izet Abdyli, veprimtar i LDK-së nga themelimi.

Master i Arkivistikës

Autor i tetë librave.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...