Published On: 6 Korrik, 2017

Jep dorëheqje Mimoza Kusari!

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari ka bërë të ditur se që nga momenti i seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, ajo edhe zyrtarisht do të tërhiqet nga detyra e Kryetares së Komunës për këtë mandat Qeverisës.

Këtë gjë, Kusari e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë të Komunës së Gjakovës,

Zgjedhjet në secilin sistem demokratik, kur mbahen të lira dhe të drejta (ose afërsisht të drejta), japin mesazhe dhe rezultate mbi të cilat domosdo duhet të reflektohet.

Si kryetare e juaja për këto katër vite, kam ndjerë pafundësisht gëzime e kenaqësi, por edhe dhimbje e mërzi për realitetin që na rrethon. Kemi qeshur e kemi qarë bashkë, kemi festuar dhe përkujtuar bashkë. Kemi pasur suksese e ngecje, përurime dhe kohe pas kohe edhe dështime, po asnjëherë për mungesë vullneti, por për rrethanat e krijuara dhe të trashëguara.

Shumë gjëra që nuk u bën drejtë i rregulluam, shumë tjera i vendosëm në binarë të drejtë. Gjakova ka të ardhme, Gjakova ka shpresë dhe gjithësesi ka djem e vajza profesional, me integritet dhe pjekuri për të punuar dhe quar deri në fund krejt çfarë kemi filluar në këtë mandat, të vështirë, por jo edhe të pamundur (sikur e kanë quajtur të tjerët).

Ky mesazh i imi sonte për Ju, është pa polarizime dhe pa tendenca të gjykimit të asnjë vlerësimi të sovranit lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Në të kundërten, është një respekt për të gjithë Ju dhe gjithë qytetarët e Republikës sonë që votuan në zgjedhjet e 11 Qershorit. Ju Faleminderit!

Megjithatë, për mua, si Kryetare e Juaja dhe Kryetare e partisë më të re në Kosovë, Alternativës, ky rezultati më detyron të shoh përtej kornizës së udhëheqëses së Komunës. Më detyron të marrë obligimin tim në tre muajt e fundit të qeverisjes komunale, si deputete e Kuvendit të Kosovës dhe të sigurohem se ndryshimi për të cilin votuan një shumicë e madhe Kosovarëve do të reflektojë në krijimin e një qeverie ndryshe, të re dhe të kthyer kah e ardhmja, jo ka e kaluara. Një qeverisje e cila do të merret me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Republikës dhe jo me krijimin e atyre problemeve.

Asnjëherë mos e vëni në dyshim interesimin apo angazhimin tim për Gjakovën. E tërë prezenca ime politike lidhet me Gjakovën. Une hyra në politikë për të garuar për Gjakovën me 2009. Kur nuk arrita sukses heren e parë, Gjakovës iu ktheva prapë me 2013 duke lënë pas dy poste Qeveritare. Me Gjakovën dhe afër Gjakovës do të vazhdoj të jem. Nuk vëhet asnjëherë në pikëpyetje ajo punë.

Në komunën e Gjakovës, qeverisja është në binarë të drejtë. Unë nuk mund të kem sukses nëse nuk kam ekip të suksesshëm rreth vetit. Janë djem e vajza burra dhe gra që punojnë parreshtur për një sistem qeverisës transparent dhe të drejtë. Kemi nisur dhe krijuar një komunë shembull të qeverisjes.

Por, një synim nuk bëhet realitet me shkop magjik, duhet djersë, determinim dhe punë të madhe e secilit prej nesh për të bërë synimin e Gjakovës së zhvilluar realitet.

Dhe ne do të jemi me Ju, nëse na doni edhe një mandat. Alternativa do të garojë në Gjakovë, edhe për një mandat tjetër të qeverisjes lokale. A do të jem unë, apo dikush tjetër që garon në tetor, mbetet të vendoset, POR projekti ynë do të garojë prapë me 22 Tetor, 2017.

Tre muajt e mbetur të qeverisjes lokale deri në mbajtje të zgjedhjeve komunale, janë finalizime të disa punëve më rëndësi të nisura më heret dhe disa tjera fillim i projekteve të mëdha strategjike të cilat janë përgaditur vite me radhë dhe do të fillojnë zbatimin këtë vit. Gjakovën prej mandatit të parë e dorëzojmë shumë më mirë se që e trashëguam, andaj e dijmë se jemi në rrugë të drejtë. Ju mbetet JUVE të vendosni, a doni të vazhdoni këtë rrugëtim me ne edhe për katër vite të tjera.

Për gjithë këtë kohë të kaluar bashkë, ju falenderoj nga zemra dhe ju informoj se do të jemi bashkë zyrtarisht deri në thirrjen e seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, prej së cilës datë edhe zyrtarisht tërhiqem nga detyra e Kryetares së Komunës për këtë mandat Qeverisës.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...