Published On: 8 Gusht, 2017

“Jemi të mbaruar, zjarri nuk ndalet”/ Situatë kritike në Ulëz të Matit, flakët rrezikojnë banorët

Vatra e zjarrit në Njësinë Adminstrative Ulëz të Bashkisë Mat, e aktivizuar disa ditë më parë, i është afruar një shtëpie në fshatin Trodhen.

Alarmi është dhënë nga vetë familjarët të cilët kanë deklaruar se zjarri ndodhet vetëm pak metra larg banesës së tyre.

Kryefamiljari Tanush Sefgjini është shprehur se familjes pesë anëtarëshe, flakët u kanë shkaktuar dëmet e para, pasi për shkak të zjarrit kanë humbur disa gjedhë.

Mësohet gjithashtu se një i mitur ka pasur probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit të shkaktuar nga zjarri.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës duket mision i pamundur për shkak të terrenit të thyer malor, ndërsa zgjidhja shihet vetëm nga ajri.

Kryefamiljari Tanush Sefgjini ka deklaruar për Report Tv se banesa e tyre është thuajse e djegur nga zjarri i madh që ka përfshirë kodrat me pyje pisha pranë shtëpisë së tij.

Z.Sefgjini cila është situata e fundit nga zjarri në Ulëz ku edhe rrezikohet banesa juaj?

80% jemi të djegur me shtëpi e çfarë kemi. Pranë shtëpisë është një kurorë me pisha dhe zjarri është i vështirë të ndalohet. Është vetëm pak metra larg shtëpisë.

A ka ardhur ndonjë ndihmë nga shërbimi i emergjencave civile?

Jo, asnjë. Zjarri ka disa ditë. Sot ka ardhur një përfaqësues nga Njësia Administrative Ulëz, por çfarë do bëjë ai. Kemi pak shpresa që të shpëtojmë shtëpinë.

Vetë keni marrë masa për të shmangur djegien e shtëpisë?

Shtëpia mund të përfshihet nga flakët nga momenti në moment, me kova uji nuk përballohet.

Rrezikohen banesa të tjera?

Ka dhe shtëpi të tjera, një prej tyre nuk banohet, ndërsa te tjetra banon një e moshuar.

Terreni është i vështirë?

I vështirë është, pasi ndodhemi në lartësi.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...