Published On: 26 Maj, 2017

Januzaj do të luajë për Kosovën? Kjo është e vërteta

Ku do ta vazhdojë karrierën me Kombëtare Adnan Januzaj, a do ta presë edhe më tej Belgjikën apo do të luajë për Kosovën? Kjo është dilema më e madhe për shqiptarin, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Gjatë ditës u raportua se mMesfushori nga Kosova, Adnan Januzaj, që është në pronësi të Manchester Unitedit e i huazuar te Sunderlandi, duket se më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij.

21-vjeçari me prejardhje nga Istogu e që u lind në Belgjikë, ka qenë pjesë e përfaqësueses belge me të cilët ka pasur gjashtë paraqitje në karrierën e tij, por se nuk ka lënë gjurmë.

Portali “Express.co.uk” që e ka cituar të përditshmen belge DH, ka shkruar se Januzaj i ka thënë sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihut, se dëshiron të luajë për Kosovën në të ardhmen, por që kjo është mohuar nga vetë Salihu.

Edhe nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka mohuar një gjë të tillë. Ai i ka thënë Gazetës Express se nuk ka ardhur në drejtim të FFK-së asgjë në lidhje me Januzajn.

“Nuk është e vërtetë kjo që është thënë. E vërteta është se Januzaj nuk është pjesë e Kosovës. Januzaj ka adresë ku mund ta bëjë këtë dhe ajo adresë është FFK-ja, por deri më tani nuk ka asgjë të vërtetë”, tha Ademi.

“Të gjithë kanë qenë të mirëpritur dhe neve na duhen lojtarët atëherë kur Kosova ka nevojë më së shumti. Besoj se tani është krijuar një grup shumë mirë”, shtoi ai. /Express/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...