Published On: 23 Gusht, 2017

Jankoviç: Politika agresive e Vuçiqit po nxit prishjen e raporteve me Maqedoninë

  • Lëvizja e qytetarëve të lirë, e udhëhequr nga Sasha Jankoviç, ka kritikuar ashpër kryetarin serb Aleksandar Vuçiq për politikën e jashtme, duke e quajtur atë ‘politika e konfliktit të ashpër’, në veçanti përkeqësim të marrëdhënieve me fqinjët, me të cilët Serbia nuk ka pasur mosmarrëveshje serioze.

‘Asnjëherë, nëse e kujtojmë periudhën e luftërave në vitet e 90-ve, marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët nuk kanë qenë stabile me Kroacinë, BH, Malin e Zi dhe ja tani me Maqedoninë’, kumton Lëvizja opozitare.

Sipas Lëvizjes së avokatit të mëparshëm të Serbisë, ‘vendi ka pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme me Maqedoninë, pas asnjë problem serioz në dhjetë vitet e fundit, por politika e konfliktit të rrezikshëm të cilën e udhëheq Vuçiq, ka arritur të përkeqësojë edhe marrëdhëniet me Shkupin’.

Sipas Lëvizjes, politika e kryetarit serb kohëve të fundit çon drejt konfliktit në rajon, e cila duhet të parandalohet./Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...