Published On: 5 Korrik, 2017

Janjic: Aktakuzat e Gjykatës Speciale ngrihen në vjeshtë

Analisti serb, Dusan Janjic ka thënë se aktakuzat e para nga Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të ngritën në vjeshtë.

Ai ka deklaruar po ashtu se në bankën e të akuzuarve do të gjenden njerëzit “me ndikim në jetën politike dhe të sigurisë së Kosovës”.

Analisti nga Beogradi  beson se miratimi i Rregullores së Procedurës dhe Provave konfirmon seriozitetin e komunitetit ndërkombëtar për të ndjekur penalisht krimet e luftës në Kosovë, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

“Gjykata është e fokusuar kryesisht në një raport mbi trafikun e organeve të miratuar nga Këshilli i Evropës dhe gjeti se ka dhjetë vepra të krimeve të luftës. Ajo gjithashtu mori në konsideratë informacionin e ri. Me sa di unë nga rreth 20 lloje të krimeve të luftës do të ndiqen penalisht dhe të hetohen para gjykatës.  Hetimet kanë përfunduar në masë të madhe në shumicën e këtyre rasteve “, thotë ai.

Sipas tij, me aktakuzat e para mund të priten edhe turbulenca, veçanërisht në qoftë se “gjykata zgjedh emra të mëdhenj”.

Gjykata Speciale që nga sot është edhe ligjërisht funksionale dhe e gatshme për t’i pranuar aktakuzat e Prokurorisë Speciale ndaj ish-eprorëve të lartë të UÇK-së.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...