Published On: 20 Maj, 2017

James jep një tjetër mesazh se po largohet nga Real Madrid (Foto)

  • James Rodriguez pritet të largohet gjatë kësaj vere nga Real Madridi, pas tre viteve në Santiago Bernabeu

Fillimisht mesfushori kolumbian, James Rodriguez përshëndeti të gjithë tifozët në Santiago Bernabeu, në ndeshjen e fundit të këtij edicioni ndaj Sevillas.

Ai tashmë ka dhënë një mesazh tjetër për largimin e tij, pasi ka ndërruar foton e profilit në Instagram, ku ishte me fanellën e Realit, për ta vendosur me fanellë të Kolumbisë.

Arsyeja e largimit të James nga Reali është mos aktivizimi i shpeshtë, pasi trajneri Zinedine Zidane preferon lojtarë të tjerë para tij.

Sipas mediave kolumbiane, James tashmë ka para kontratë me Manchester Unitedin, nga shitja e të cilit Reali do t’i fitojë 75 milionë euro.

Ai këtë edicion me Realin është paraqitur në 32 ndeshje shumicën si zëvendësues, ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 13 asistime. /Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...