Published On: 6 Gusht, 2017

Jakup Krasniqi jep versionin si zgjidhet bllokada në Parlament

  • Ish-Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se hapi i parë për zhbllokimin e Parlamentit është votimi i kryeparlamentarit pastaj votimi i Qeverisë. Ka thënë se të gjithë janë fajtorë për bllokadën e re. Sidoqoftë, zyrtari i NISMA’s ka thënë se nëse PAN dështon herën e parë të formojë Qeverinë, atëherë, herën e dytë, Qeverinë e formon ai që ka 61 vota.

Jakup Krasniqi, ish-zyrtar i PDK’së, tash udhëheqës i NSIMA’s për Kosovën, e ka të qartë se nëse dështon PAN’i të formojë Qeverinë, atëherë, në krye të Ekzekutivit do të vijë ai që i ka 61 vota.

Mirëpo, pata se të ndodh votimi i Qeverisë, ish-kryeparlamentari thotë se duhet të votohet udhëheqësi i ri i Parlamentit.

“Në rrethanat e krijuara, kur të gjithë janë për zhbllokim (deklarativisht), e të gjithë i kanë kontribuar bllokimit, nuk është lehtë të ipet mendim racional. Natyrisht hapi i parë pa të cilinën nuk shkohet përpara është zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, ashtu siç thuhet në Kushtetutë”, ka thënë Krasniqi për indeksonline.

Deputetët e rinj dështuan të votojnë Kryetarin e ri të Parlamentit pasi PAN’i nuk arriti të sigurojë 61 vota. Në fakt, PAN as nuk e nxori kandidaturën e Kadri Veselit në seancën e së enjtes, ku fillimisht u kërkua pauzë, por që Kryesuesi e ndërpreu seancën. Ndërkohë, në seancën e re, PDK, AAK e NIMSA nuk morën pjesë me arsyetimin se s’ka kushte ligjore e kushtetuese për të propozuar kandidatin për Kryetar Kuvendi që i takon me Kushtetutë për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sidoqoftë, për të mërkurën e ardhshme, është paraparë një takim konsultativ ndërmjet partive për të gjetur një zgjidhje për vazhdimin e seancës konsitutive dhe vazhdimin e seancës.

Javën e kaluar, kur u mbajt seanca konstituive, PAN  nuk e propozoi kandidatin për Kryetar të Kuvendit, pasi i kishin vetëm 60 vota, të pamjaftueshme për zgjedhjen e Kadri Veselit në pozitën e udhëheqësit të Parlamentit.

LDK e Vetëvendosje kanë organizuar edhe një seancë tjetër, të premten, mirëpo, PAN kishte refuzuar pjesëmarrjen. Më vonë në një takim konsultativ me Kryesuesin e Parlamentit, Adem Mikullovcin e VV’së, është vendosur që të mërkurën e ardhshme të ketë një takim konsultativ lidhur me mënyrën e konsituimit të Parlamentit.

Me Kushtetutë, koalicionit fitues të zgjedhjeve i takon pozita e Kryetarit të Parlamentit. Mirëpo, LDK e VV po e kundërshtojnë kandidaturën e Veselit.

Kryetari i PDK’së ka paralajmëruar tërheqjen prej pozitës së Kryetarit të Kuvendit nëse LDK e VV e votojnë Qeverinë e Ramush Haradinajt. Është thënë se kjo ofertë politike vlen vetëm deri të mërkurën kur edhe është caktuar takimi konsultativ i partive për vazhdimin e seancës konstituive, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, pa përfunduar votimi për Kryetar dhe Nënkryetarët e Kuvendit nuk mund të mandatohet Kryeministri i ardhshëm i Republikës.

Jakup Krasniqi thotë se nëse herën e parë dështon Ramush Haradinaj të bëhet Kryetar i Qeverisë, atëherë, herën e dytë i takon atij që i bën 61 vota.

“Pas kësaj fillon të ecë koha, fillimisht duhet të votohet për Qeverinë, së pari votohet për mandatarin e PAN-it, nëse ky nuk i merr votat atëherë votohet për kandidatin që dëshmon se i ka 61 nënshkrime të deputetëve. Kuptohet, pa u zgjedhur kryetari i Kuvendit procedurat tjetra nuk ecin”, ka shtuar ai.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...