Published On: 18 Nëntor, 2016

Jakup Kastrati: Nuk tërhiqem nga dëshmia ime! Ku i gjet provat e tërheqjes së akuzës prokuroria?!

 

mevoker2
Jakup Kastrati, i cili së bashku me Cen Deskun ishin kidnapuar gjatë luftës ka deklaruar se nuk tërheqet për asgjë, nga ato që ka deklaruar para drejtësisë dhe publikisht. Ky reagim i tij është bërë pas raportimeve të Insajderit se prokuroria ka tërhequr padinë ndaj Hashim Thaçit, pasi të dëmtuarit i kanë tërhequr dëshmitë e tyre, por të paktën duket se Kastrati se ka tërhequr as ndryshuar deklaratën.

Më tej deklarata në faqen e tij në fb e Jakup Kastratit.

“Unë Jakup Kastrati lidhur me shkrimet e sotme që janë bërë në portalet online: Insajderi dhe Shqiptari.eu etj..për arrestimin tonë, komunikatën nr.4, lirimin tonë dhe së fundi ndërprerjen e hetimeve për shkaqe të pa qëndrueshme sipas prokurorit Reshat Millaku etj..

Deklaroj…

Asnjë fjalë, asnjë pikë dhe asnjë presje nuk e kam tërheq nga deklaratat e mia që i kam dhënë që nga momenti i arrestimit, në burg, konferenca për shtypë si kryetar i LDK-së apo si anëtar kryesie, para prokurorëve qoftë të UNMIK-ut apo Reshat Millakut, apo kudo që e kam fol realitetin, pa ngarkesë e kam fol.

Unë e kam thënë edhe e them: Ajo që i përket misionit si kryetar i LDK-së nuk tjetërsohet, nuk shitet, nuk blihet e as nuk hahet. Çka më përket mua si individ, si familje mund të bëjë çka të dua. Gabimet po ndodhin edhe në paqe e leje në luftë.

E kam thënë: Çka më përket mua nëse dikush më kërkon falje për gabimet që ka bërë ndaj meje unë kam drejtë me ja falë e, Çka i përket misionit kurrë nuk e bëjë një gjë të tillë edhe qëndroj pas kësaj. Kudo që kam dhënë deklarata ka argumente të bollshme.

Por… Gjendja është ajo që është jo për fajin tim”.

LEXONI shkrimin: http://www.shqiptari.eu/hashim-thaci-akuzohej-nga-eulex-per-kindapimin-e-dy-aktivistvee-te-ldk-se-prokurori-millaku-mbyll-hetimin/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...