Published On: 19 Qershor, 2017

Jahjaga: Njohja e statusit të viktimave seksuale të luftës të bëhet tani

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se procesi i njohjes së statusit dhe verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është në rrugë të duhur.Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka thënë se kjo duhet të bëhet tani sepse nuk bën të lejohen vonesa të tjera.Ky është shkrimi i plotë i Jahjagës:

Sot mora pjesë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.Theksova se, pavarësisht pengesave që ka pasur në të kaluarën, procesi i njohjes së statusit dhe verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është në rrugë të duhur.Tani, nuk bën të lejojmë vonesa të tjera. Çdo vonesë e mëtejmë do të riviktimizonte e do të ritraumatizonte viktimat.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...