Published On: 15 Gusht, 2017

Ja vendi ku u ekzekutua shqiptari, i njohur si “bosi i prostitucionit në Ballkan” (Foto)

Zbulohen detaje të reja për vrasjen e biznesmenit shqiptar Dilaver Bojku, i njohur ndryshe edhe me nofkën “Leku”, pasditen e djeshme në Strugë. Agjencia e lajmeve Ina publikon edhe foton e vendit ku e kanë vrarë këtë të fundit

Mësohet se “Leku” u ekzekutua me një plumb në kokë para biznesit të ti, kafenesë “Aqua Blue”, në plazhin e Strugës. Prej 15 vitesh, sipas mediave maqedonase ai njihej edhe si “bosi i prostitucionit në Ballkan”.

Dilaver Bojku ka lindur në vitin 1959 në Veleshtë të Strugës. Ai u bç i njohur, në radhë të parë për policinë e Maqedonisë, e më vonë edhe për Interpolin dhe FBI-në amerikane për aktivitetet e tij të shumta kriminale, në radhë të parë për prostitucion.

Deri në vitin 2000, ai ka operuar në linjën Ballkan-Evropë, duke sjellë prostituta nga shtetet e ish-Jugosllavisë, Ukraina, Molldavia dhe duke çuar si klandestine në vendet e Bashkimit Evropian shqiptarë, kurdë, pakistanezë dhe afgane.

Me punë operative dhe me bashkëpunim të FBI-së (dega Budapest) me policitë evropiane, Bojku identifikohet, grumbullohen dëshmi për punët kriminale dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Në shkurt të vitit 2003 arrestohet nga policia e Maqedonisë, ndërsa në klubet e tij zbulohen dhjetra vajza që kanë qëndruar ilegalisht. Gjykata e Strugës e dënon me 6 muaj burg për mbajtje të një femre pa dëshirën e saj, gjë që në opinion pritet me habi të madhe, për shkak të dënimit të butë. Pas ankesës së prokurorisë dënimi i rritet në 3 vjet.

Më 20 qershor 2003, derisa transportohej nga burgu me siguri të ulët, ai i arratiset policisë. Marshallët amerikanë madje shpallin shpërblim prej 10.000 dollarë për atë që do të ndihmonte në kapjen e Bojkut.

Për arratisjen e tij nga burgu, kanë shkruar edhe mediat botërore, si The New York Times, Guardian etj.

Rreth dy javë pasi arratiset nga burgu i Strugës, arrestohet në Ulqin të Malit të Zi, prej nga kishte planifikuar të ikte, fillimisht ne Itali, e më pas në Brazil. Pasi mbaroi dënimin në Maqedoni, u lirua dhe vijoi rrugën e biznesit në restorante e hoteleri.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...