Published On: 17 Maj, 2017

Ja të gjitha deklaratat e Ramush Haradinajt kundër PDK-së e SHIK-ut!

  • Ramush Haradinaj do të jetë kandidati i partisë, njerëzit e së cilës i ka akuzuar se si pjesë e SHIK-ut ia ka dëmtuar imazhin, raporton KTV.

Kreu i AAK-së e ka fshirë vijën e kuqe, vetëm një javë pasi që siguroi të gjithë se me PDK-në nuk bënte dot koalicion para zgjedhjeve.

Pa bërë asnjë hap të fillimit të tij të ri, Kadri Veseli është ligështuar. Kreu i partisë më të madhe në vend, nuk ka guxuar të hyjë në zgjedhje me 6 parti të tjera të vogla, duke e zgjeruar koalicionin në plot 14, duke përfshirë AAK-në dhe Nismën.

Dhe, e ka dorëzuar pa e marrë postin e kryeministrit. E ka nominuar për udhëheqës ekzekutivi, Ramush Haradinjan.

Në zhvillime dramatike të para mesnatës, Haradinaj e ka pranuar të jetë kandidati i koalicionit të udhëhequr nga PDK, për të parin e qeverisë.

E gjithë kjo pas një historie të gjatë përplasjesh të Haradinajt me PDK-në dhe me njerëz që i apostrofonte, si të SHIK-ut.

Që në vitin 2013, Haradinaj e akuzonte këtë organizatë, që e udhëhiqte Kadri Veseli se kishte punuar për dëmtimin e imazhit të tij.

“Ka pasur një fushate hershme e denigrimit të integritetit tim. Një kohë këtë e ka ba SHIK-u me mënyrën më të organizuar, ndoshta edhe oponent të tjerë.”

Përplasjet e Haradinajt me PDK-në vazhduan edhe kur ai e mori mandatin e deputetit në Kuvend. Në tetor 2015, pak pasi gjuajti gaz i kërkoi Veselit t’i kapë ata që i quajti ‘horrat’ e tij dhe të largohej nga Kuvendi.

“Kapi këta horra kryetar e qu nga këtu”.

Dy ditë para se të lirohej nga Franca, i tha KTV-së se nuk bënte koalicion parazgjedhor me PDK-në, me asnjë kusht.

Pohim të cilin e përsëriti fuqishëm në ditën kur doli i suksesshëm mocioni i nisur nga partneri i tij, Nisma.

Një javë më pas, Haradinaj u bë partner me ata që i kundërshtoi fuqishëm për 3 vjet, për të përmbushur ambicien e tij të madhe – për ta udhëhequr qeverinë, me cilindo kusht.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...