Published On: 17 Nëntor, 2016

Ja si pushteti sllavomaqedonas plaçkit shqiptarët

Një shkupjan prindërit e të cilit i kanë lënë trashigimi 15.000 euro të cilat i kanë ruajtur në shtëpi “nën jastëk”, ka vendosur ti dërgojë në bankë. por pas një kohe ato janë tatimuar me tatim prej 70 %, përkatësisht i janë marrë plot 10.500 euro, shkruan Plusinfo.

Njohësit e kësaj çështjeje sqarojnë se ky nuk është rast i vetëm. Numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë të frikësuar nga ngjarjet në ish-Jugosllavi paratë e tyre një kohë të gjatë i kanë ruajtur në shtëpi “nën jastëk”, transmeton Aktuale.mk.

Por tani ata po përballen me një problem tjetër, e ai është që të vërtetojnë preardhjen e këtyre parave, në të kundërtën ata do të tatimohen dhe një pjesë e madhe e tyre do t’u merren, sepse ende nuk ka rregullore sipas të cilave këto para të legalizohen në mënyrë që të dy palët të jenë të kënaqura.

Bankierët sqarojnë se sipas ligjit për parandalimin e larjes së parave kanë përgjegjësi që të bëjnë analizë të klientëve të cilët në llogarritë e tyre depozitojnë vlera të parave prej 15.000 eurove.

Sipas tyre për transanksionet e tilla bankat janë të detyruar ta lajmërojnë Drejtorinë për kundërzbulim financiar, ndërsa ajo më pas e analizon e varrësisht nga analiza dërgon dokumentin në ndonjë institucion, ndërsa nëse dokumenti arrin në drejtorinë e të ardhurave publike ajo fillon procedurë për origjinën e parave në të kundërtën nëse nuk mund të vërtetohet preardhja e tyre atëherë ata tatimohen në vlerë prej 70 % nga vlera e dopozituar në llogari.

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. m.muharremi thotë:

    As vete se dije së kur do ta lexoje nji lajm kur shqiptaret plackiten nji maqwdon ode nji serb por , keto lajme jane bo bajate ti degjojme dhe lexojme se si maqwdoni e paska plackit shqiptaret ,së si serbet po I plackisin shqiptaret dhe si shqiptaret po I plackisin shqiptaret por ,kjo e fundit me nuk eshte lajm.Lajm do të ishte kur shqiptaret do ti plackisnim maqwdonet ose serbet mirpo, 17 vite kesi lajmesh nuk lexojme ,per fat te keq

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...