Published On: 26 Prill, 2017

Ja si ndikojnë këto fara në hemoroide dhe djegie

Farat e susamit nuk janë vetëm shtesë e shijshme për brumërat e pjekura dhe gjellërat, por edhe ushqim i jashtëzakonshëm shërues që forcon kockat dhe ndihmon në trajtimin e djegieve dhe hemoroideve.

Nëse trupit tuaj i mungon kalciumi, është e mjaftueshme që një lugë gjelle me fara të susamit të zhytet në 0.5 dl kos dhe të qëndrojë brenda natës. Në mëngjes, këtë përzierje e hani me stomak bosh, dhe përsëriteni procesin nga dita në ditë, derisa të ndiheni mirë.

Për trajtimin e hemoroideve bluani një lugë gjelle farash të susamit dhe shtoni 2 lugë ujë. Përzieni gjithçka së bashku derisa të fitoni një pastë homogjene, pastaj shtoni një lugë çaji me gjalpë. Këtë përzierje tundeni mirë, ngjyjeni në një copë tosti dhe hajeni. Këtë “ilaç” të shijshëm zbatojeni sipas nevojës.

Nëse jeni djegur, gjatë përgatitjes së ushqimit, përgatitni këtë çaj: dy lugë me fara të susamit i hidhni në një gotë me ujë, ngrohini dhe zieni për disa minuta. Pastaj përmbajtjen kullojeni dhe lereni që të ftohet. Zhyteni një copë pambuku në çaj të ftohtë dhe lehtësisht prekini pjesët e djegura apo përvëluara disa herë në ditë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...