Published On: 15 Qershor, 2017

Ja shkaqet e mundshme, se përse LDK-ja, pësoi ndëshkimin qytetar!

 

Profesori i sociologjisë dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Fadil Maloku për gazetën Shqiptari.eu, jep disa nga vlerësimet e tij për shkaqet që çuan në humbjen e rëndë të LDK-së në këto zgjedhje, e cila përkundër faktit se ishte në një koalicion që sipas pritjeve do ta kalonte gjithsesië 30 % e votave, bazuar edhe në rezultatin e zgjedhjeve nacionale të 2014-ës, dhe bashkimit me disa forca politike si AKR, Alternativa etj., por edhe bazuar në reaksionin që zgjoi hyrja në koalicion e tri partive me lider tejet të kompmituar e të inkriminuar.

Por, pse ndodhi ky dështim, lexojini vlerësimet e përmbledhura në shtatë çështje kryesore nga profesori i UP-s, z.Maloku.

Shkaqet e rënies (për mos me thënë debaklit!) të LDK-ës, mendoj që duhet kërkuar në disa rrafshe:

  1. Rrafshi ideologjik, që prej kohës së Rugovës në Programin e saj, asnjëherë nuk arriti t’i artikuloj vlerat, apo kauzat nacionale të djathtizmit social, politik e sidomos ekonomik…! Në vend të kësaj u mor vetëm me improvizime dhe me “lakminë” për të qenë në pushtet me çdo kusht(!), me çka trathtoi elektoratin e emancipuar dhe sidomos atë militant!
  2. Rrafshi politik, bëri koalicion me antipodin e vetë vleror, social, e juridike, ndërkaq, voli vota qytetare duke sharë, kundërshtuar dhe anatemuar PDK-ën! Që ishte një gabim katastrofik, dhe shumë domethënës, e që u identifikua në zgjedhjet e 11 qershorit.
  3. Rrafshi emancipues, elektorati i LDK-ës, duhet kuptuar, që “ofertën” e kohës së Rugovës më nuk e pranon si ekuivalencë adekuate. Edhe për shkakun se gjeneratat e reja tashmë kanë kërkesa, synime, nevoja dhe benefite, shumë më konkrete, e më pragmatike!
  4. Rrafshi i krizës së lidershipit, që manifestohet me liderin e tanishëm, u i cili nuk arriti t’i fuzionojë (lexo: rahatoj me tenderë!) sa dhe si duhet klanet, dhe grupet e interesit me nevojat dhe kërkesat e kontigjenteve të reja që u futën në fuqinë elektorale!
  5. Rrafshi i inercionit dhe frustrimit, menagjmenti politik i LDK-ës, gjatë gjithë mandatit qeverisës, ishte i hendikepuar me frustrimin që e kishte “ndërtuar” ndaj PDK-ës, gjatë periudhës sa ishte në opozitë!
  6. Rrafshi i mosguximit në vendimmarrje, për temat kruciale (demarkacioni, asociacioni, ushtria, gjykata speciale etj.), të cilat u morën si “alibi” të fuqishme dje, pretekste të bollshme, për ta prish koalicionin me PDK-ën!
  7. Rrafshi i vazhdimit të “lojës së viktimizimit”, që në rrethanat e reja ishte absurde të kërkosh shpjegime për “vrasjet” e paraluftës, e në ndërkohë të udhëheqësh me koalicionin qeverisës!?/ Shqiptari.eu
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...