Published On: 27 Prill, 2017

Ja se si mund të rriten të ardhurat mujore në Kosovë

Për të shënuar rritje më të madhe, Kosova ka nevojë të domosdoshme që modeli i rritjes ekonomike përmes remitancave dhe sektorit publik të kalojë te prodhimi dhe rritja e eksportit të sektorit privat.

Kështu ka thënë drejtori i Zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, Ruud Vermeulen, gjatë një bisede për “Kohën Ditore”. Sipas tij, kjo do të kërkojë përmirësime në infrastrukturë, kapital njerëzor dhe mjedis më të mirë biznesi.

Megjithëse, ka vlerësuar se rimëkëmbja ekonomike e cila filloi në vitin 2015 po vazhdon ende, sipas Vermeulen, ritmet e rritjes së Kosovës janë ndër më të lartat në rajon.

“Për këtë vit, ne presim që ekonomia do të vazhdojë të rritet me ritëm të njëjtë. Përtej kësaj, ne presim që rritja do të arrijë në mes të 3 dhe 4 për qind në periudhën afatmesme. Ndërsa ky ritëm i rritjes është përpara mesatares në rajon, rritja më e madhe është e nevojshme për të ulur nivelin e lartë të papunësisë në Kosovë”, ka thënë Vermeulen.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...