Published On: 18 Gusht, 2017

Ja sa shqiptarët janë të përfaqësuar në njësitet speciale

Edhe pas 25 viteve të themelimit të ARM-së përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në njësitet speciale të ARM-së mbetet tejet vogël. Edhe zëvendës ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti pranon se ky numër vërtet është I vogël dhe zotohet se do të punohet për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike. Megjithatë sipas tij faji nuk qëndron vetëm tek përfaqësuesit politik, por edhe interesimi tejet i dobët i të rinjve për tu përfshi në këto njësite.

Nëse mund të themi për përqindjen në njësit elitare un mund të them se është punuar në këtë drejtim në përmirësim të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve, është fakt që kemi hasur në sfida në probleme të shumta në këtë drejtim, problemi i parë ndoshta do të ishte se kemi patur shumë pak prurje të ushtarëve të cilët do të ishin paraqitur që të kryejnë një kurs të selektimit, tani pjesa tjetër është edhe mund të themi që i takon establishmentit që të përkujdeset që përfaqësimi i shqiptarëve gjegjësisht i etniteteve të jetë në nivel të duhur edhe në njësitet elitare- deklaroi Bekim Maksuti, zëvendës ministër i Mborjtjes.

Zv/ ministri Maksuti thekson se përfaqësimi i shqiptarëve dhe avancimi i tyre në Ministrinë e Mbrojtjes është i kënaqshëm, megjithatë pranon një pasqyrë e tillë nuk reflektohet në njësitet speciale të ARM-së.

Sa i takon ingerencave të ministrisë gjegjësisht të Ministrit apo edhe të Zëvendësministrit dhe gjithë ministrisë së mbrojtjes un mund t’ju siguroj se i gjithë personeli shqiptar cvili ka plotësuar kushtet është I avancuar, numri është I mjaftueshëm në këtë drejtim, për sa I takon avancimeve në ministrin e mbrojtjes mirëpo ndoshta nuk mund të themi një gjë të tillë edhe për në Armat për shkak të asaj se ligji e rregullon që avancimet në armatë deri në gradën Kolonel I kryen Gjeneral Shtabi, neve kemi pasur disa konsultime na është thënë që do të ketë avancime për 8 shtatorin, për 11 tetorin dhe për vitin e ri me të vetmin qëllim që ti ndajnë dhe mos të grumbullohen të gjitha avancimet në këtë drejtim- shtoi Bekim Maksuti, zëvendës ministër i Mborjtjes.

Ndryshe në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptarët përfaqësohen me rreth 14%, në ARM me rreth 20%. Megjithatë në batalionin e njësitit special “Ujqit” shqiptarët mbeten edhe më tej të papërfaqësuar, 0% , derisa tek “Renxherët” vetëm 0.3% shqiptarë. E vetmja mbetet policia ushtarake ku shqiptarët përfaqësohen me 10 për qind.

Alsat-M

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...