Shendetesi

Ja sa shpesh duhet të masturbojnë meshkujt për të ulur rrezikun nga kanceri

  • Meshkujt duhet të masturbojnë më shumë nëse dëshirojnë të ulin rrezikun nga zhvillimi i kancerit, thuhet sipas NHS – Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë në Angli.

Hulumtimi i ri i publikuar në uebfaqen e NHS gjeti se rreziku nga kanceri i prostatës ishte dukshëm më i ulët tek meshkujt të cilët ‘derdheshin’ të paktën 21 herë në muaj përmes seksit ose masturbimit.

Kanceri i prostatës është aktualisht një nga kanceret më të zakonshëm tek meshkujt, me qindra mijëra raste çdo vit, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit nga shkollat mjekësore në Harvard dhe Boston, dhe universitete të ndryshme, studiuan 31,925 meshkuj të shëndetshëm të cilët iu nënshtruan një ankete rreth asaj se sa shumë masturbojnë ose bëjnë seks.

Gjetjet, të publikuara në gazetën Urologjia Evropiane, krahasuan ata që ‘derdheshin’ 21 herë me meshkujt që e bënin këtë të katër deri në shtatë herë çdo katër javë.

Hulumtuesit gjetën se rreziku nga kanceri i prostatës kishte rënë dukshëm tek meshkujt të cilët ‘derdheshin’ të paktën 21 herë në muaj. Kjo ishte krahasuar me ata që e bënin këtë vetëm katër deri në shtatë herë në muaj.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *