Published On: 14 Qershor, 2017

Ja sa ka pasuri Isa Mustafa (Dokument)

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë si dhe kontrollin e dhuratave.Sipas të dhënave të publikuara, kryetari i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka një shtëpi të trashëguar në vlerë prej 138 mijë eurove si dhe një tokë po ashtu të trashëguar në vlerë prej 365 mijë eurosh.Tutje Mustafa ka aksione edhe në institutin Riinvest në vlerë 39 mijë e 900 euro, shkruan Indeksonline.

Mustafa ka deklaruar në AKK se ka para të gatshme në dy banka, 2 mijë e 413 euro në BpB dhe 63 mijë e 75 euro në ProCredit Bank.Në deklarimin për të hyrat vjetore, Mustafa ka deklaruar pagën nga Qeveria 16 mijë e 944 euro, një shpërblim nga ASHAK në vlerë prej 16 mijë e 440 euro, pagën vjetore si profesor nga fakulteti ekonomik 2 mije e 721 euro si dhe mëditje nga Qeveria 7 mije e 375 euro.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...