Kosova Lajmi Levizes

Ja sa është shuma që KGJK i ofron Sami Lushtakut për kompensim

Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, i cili dy ditë më parë u lirua me vendim të Gjykatës Supreme si i pafajshëm pas rreth katër vjetëve, ende nuk ka vendosur nëse do kërkoj kompensim ndaj shtetit për qëndrimin e padrejtë  në paraburgim.

Por, zyrtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës tregojnë se sa do të mund të ishte shifra që do t’i ofrohej si kompensim Lushtakut për periudhën që ai ka kaluar në paraburgim.

Drejtori i Departamentit Ligjor në KGJK dhe sekretar i Komisionit për Kompensim të dëmit, Astrit Hoti, i  ka thënë “Arbresh.info” se Këshilli nuk ka marr ende ndonjë kërkesë nga Lushtaku, dhe se nuk e di periudhën e saktë të qëndrimit të tij në paraburgim, por që kompensimi i tij do bëhet sipas ligjit.

“Ju informoj se ne ende nuk e kemi kërkesën për kompensim demi dhe nuk dimë se sa ka qëndruar në paraburgim Lushtaku”, ka thënë Hoti.

Ai ka treguar se sa do të mund të ishte shuma që do t’i kompensohej ish-komandantit të zonës së Drenicës për secilën ditë që ka kaluar në paraburgim, përfshirë dëmet materiale, avokatët, seancat dhe pakot dhe vizitat familjare gjatë kësaj periudhe.

“Sa i përket kompensimit të demit kriteret përcaktojnë që për një dite qëndrimi në paraburgim për dëmin material është 9 euro. Për demin jo material 6 euro, 50 euro në muaj pako dhe vizita familjare ndërsa 120 euro për avokat. 60 për kërkesë dhe 60 për seanca”, është shprehur Hoti.

“Arbresh.info” ka kontaktuar mbrojtësin e Lushtakut , avokatin Arianit Koci për të kuptuar se sa ka qenë koka e saktë që klienti i tij ka qëndruar në paraburgim dhe numri i seancave që janë mbajtur gjatë kësaj kohe, por një përgjigje ka qenë e pamundur pasi avokati gjendet jashtë vendit.

Djali i Lushtakut, Mërgim Lushtaku pati thënë se ende nuk e kanë menduar këtë çështje.

“Nuk duam të flasim për këtë çështje një herë. Nuk e kemi pasur një herë momentin të bisedojmë për këtë çështje, pasi kemi pasur njerëz për vizita, kështu që pasi të qetësohemi pak dhe t’i presim mysafirët që po vijnë të na vizitojnë atëherë normal që do të shqyrtojmë çdo mundësi se si do të reflektojmë”, ishte shprehur Lushtaku.
Ndërsa mbrojtësi i Sami Lushtakut, avokati Arianit Koci pari thënë se asgjë nuk mund ta kompensoj kohën prej 4 vjetësh që klienti i tij  ka kaluar në paraburgim.

Ndryshe, Sami Lushtaku u lirua dy ditë më parë, pas vendimit të Gjykatës Supreme për shpalljen e pafajshëm të tij.

Kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në maj të vitit 2015 me 12 vjet burg për akuzën e vrasjes. Por, në nëntor të vitit 2016 Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, duke ia hequr 12 vjet burg, për të cilën ishte dënuar nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.

Apeli, e dënoi Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *