Published On: 27 Prill, 2017

Ja plani i Zaevit, të gjitha skenaret për Qeverinë e re (VIDEO)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka deklaruar se do të mund që të zgjedhet kryetari i Kuvendit kudoqoftë.

“Kryetari i Kuvendit do të zgjidhet në këtë sallë, në tjetër sallë, në shkallë, në amfiteatër të Fakultetit Juridik, në ASHMAA. Mundet në Pelincë, në Krushevë, në Strumicën time, në ndonjë hotel. Ne kemi shumicën e besimit të votuesve, kemi të drejtë të zgjedhim kryetarin”, tha Zaev në fjalimin e tij, ku e ftoi kryesuesin e seancës, Trajko Veljanovskin, që të mos e shkel Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, por të lejojë vazhdim të seancës edhe pas orës 18:00. T’ua marrë fjalën sipas Rregullores, nëse dikush e shkel procedurën dhe të lejojë që deputetët me nënshkrime ta ndryshojnë rendin e seancës, gjegjësisht me votim të lejohet që të kalohet në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, shkruan Gazeta Lajm.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev tha se kanë kaluar më shumë se 30 ditë, shumica e re parlamentare duke lutur deputetët e VMRO-DPMNE mos të shkelin nenin 89 dhe 90 dhe të mundësojnë zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

“Shumica parlamentare po ju lut, ju po bëheni sikurse keni ra nga Marsi. Pesë javë po zgjat kjo seancë. Pohoni se keni shumicë por nuk e keni shumicën. Nga gjithsej 120 deputetë keni 51 deputetë këtu, 69 deputetët nga gjithsej 120 kërkojnë, lusin që të përfundoj procedura një orë e më parë. 62 qëndrojnë pas Talat Xhaferit të zgjidhet kryetar. Çka nuk është e qartë. Të ju lëmë dy muaj, tre”, tha Zaev

Ai tha se ka kaluar koha kur kanë mundur të shkelin Rregullore dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

“Mos e shkelni Rregullore, Kushtetutën e Maqedonisë. Këtu ekziston një shumicë e re e deklaruar. Kjo shumicë ka të drejtë dhe obligim të zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit. Dëshiroj të përmbahem procedurave.”, tha Zaev.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...