Published On: 15 Nëntor, 2016

Ja përse Trump-ët s’kanë nevojë për paratë e amerikanëve…

E vendosur në katet e fundit të kullës së tij 68-katëshe Trump Tower, ky është apartamenti luksoz i Donald dhe Melany Trump.

Çifti shpenzon kohën më të madhe pikërisht në këto hapësira të florinjta.

I projektuar për t’i ngjarë pallatit të Versajes, hapësira e ndërtuar në tre kate, të le pafjalë që në hyrje. Dera me ar dhe diamante, ndërsa në brendësi gjen plot hapësira ku floriri 24 karat nuk është kursyer.

Luksi i tepruar vihet re që nga vazot e deri tek abazhuret, tavanet e pikturuara dhe muret me mermer.

Ajo që do i kishin zili të gjithë këtij apartamenti është pamja e pashoqe nga dritaret e mëdha ku duket Centeral Park.

Sipas ekspertëve të pasurive të luajtshme, luksi i shfrenuar i Donald dhe Melany Trump mund të shitet deri në 100 milionë.

Ndërsa kjo është shtëpia private, ku Donald dhe Melany kalojnë kohën e lirë në fundjavat e tyre.

Trump e bleu këtë pronë në vitin 1985 për ta transformuar atë 10 vite më pas në këtë oaz floriri.

Shtëpia numëron 58 dhoma gjumi, 33 banjo, 12 dhoma me oxhak dhe 3 vendstrehime atomike. Vlera e kësaj prone llogaritet deri në 250 milionë dollarë./Tv Klan/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...