Published On: 20 Tetor, 2016

Ja pasuritë e mëdha që kanë rektorët e universiteteve

Open Data referuar të dhënave nga ILDKPI ka zbardhur pasuritë e drejtuesve të universiteteve publike. Ajo që bie në sy nga të ardhurat e rektorëve është fakti se pjesa më e madhe e tyre zotërojnë pasuri të paluajtshme, më shumë se një banesë. Ndërkohë që disponojnë dhe shumë llogari bankare.

Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maliqari, rezulton të ketë 19 llogari bankare, po ashtu pronar i 5 apartamenteve dhe 2 garazheve. Edhe rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, rezulton të jetë pronar i 5 apartamenteve, pronar toke dhe dyqanesh.

Edhe rektorja e Universitetit të Durrësit, Kseanela Sotirofski, rezulton të jetë me të ardhura të konsiderueshme. Ajo ka deklaruar 13 llogari bankare dhe depozita të ardhurash në emrin e saj dhe të bashkëshortit.

Pranë ILDKP kanë deklaruar të ardhurat  rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, rektori i Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi, rektor i Universitetit të Sporteve,  Agron Cuka,  rektor i Universitetit të Korçës, Ali Jashari, rektor i universitetit Politeknik të Tiranës Andrea Maliqari.

Po ashtu Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Bari Musabelliu, rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bektash Mema, rektor i Universitetit të Gjirokastrës, Kastriot Caushi, rektor i Universitetit të Arteve, Roland Zisi, rektor i Universitetit të Vlorës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...