Published On: 25 Prill, 2017

Ja mocioni i opozitës për rrëzimin e Qeverisë (Dokument)

Tri partitë opozitare: Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë arritur qe të dakordohen sa i përket përmbajtjes se mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Mocioni i propozuar nga Nisma ka pësuar disa ndryshime.

Në versionin final të këtij teksti thuhet se kjo qeveri ka dështuar në të gjitha planet dhe programet e saj. Si pasojë e kësaj qeverisje vendi, sipas opozitës, prej një vit e gjysmë është në krizë politike.

Kjo qeveri, thonë opozitarët se nuk arriti të adresojë apo të zgjidhë problemet esenciale me të cilat ballafaqohet Kosova.

“Kabineti qeveritar ka krijuar mosbesim të thellë publik si dhe reflekton shenja të një mosfunksionimi total brenda vetes. Në këtë kuptim një pjesë e rëndësishme e institucioneve të vendit janë tërësisht jo-funksionale. Ky mosfunksionalitet po na shfaqet tash e sa kohë në qeveri dhe në kuvend. Parlamenti jo pak herë nuk ka arritur që të ketë kuorum as për votimin e ligjeve të sponsorizuara nga vetë qeveria. Ka po ashtu edhe shumë deputetë nga radhët e këtij koalicioni që tashmë janë deklaruar kundër vazhdimit të këtij koalicioni qeverisës”, thuhet ndër të tjera në tekstin e mocionit një kopje të cilit e ka siguruar ‘Indeksonline’.

Tutje, në mocion thuhet se e vetmja zgjidhje për të dalë vendi nga kjo situatë, janë zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Mocioni pritet t’i procedohet Kryesisë se Kuvendit pasi të arrihen 40 nënshkrime.

Për të qenë mocioni i suksesshëm duhet votuar nga së paku 60 deputetë.

Me poshtë e gjeni tekstin e plotë të mocionit për mosbesimin e Qeverisë./Indeksonline

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...