Published On: 20 Maj, 2017

Ja Marrëveshja e Ises me ‘Alternativen’ me LDK-në (DOKUMENT)

  • ‘Alternativa’ e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës kanë publikuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me LDK-në.

Në dokumentin e publikuar nga iniciativa e ish-nënkryetares së AKR’së dhe ish-deputetit të VV’së, shihet së marrëveshja është krijuar duke u bazuar në siç i kanë quajtur ata katër parime qeverisëse: “Sundimi i Ligjit”, “Zhvillimi Ekonomik”, “Reforma e Administratës Publike” dhe “Politika rajonale dhe ndërkombëtare”.

Tek zhvillimi ekonomik, marrëveshja LDK-Alternative parasheh ndër tjera edhe aktivizimin e Aeroportit të Gjakovës, komunë që udhëhiqet nga Kusari-Lila, shkruan Gazeta Express. Po ashtu, Gjakova bashkë me Mitrovicën dhe Prizrenin, sipas marrëveshjes, do të jenë edhe përfituese të finalizimit të zonave ekonomike.

Sipas marrëveshjes, që gjatë kësaj jave u nënshkrua nga Isa Mustafa e Mimoza Kusari, ‘Alternativa’ do të garojë më 10 deputetë në listën e LDK’së, e që më vonë iu bashkua edhe lista e AKR’së së Behgjet Pacollit, duke respektuar kuotën gjinore. /GazetaExpress/.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...