Published On: 28 Gusht, 2017

Ja lëndimet që ka pësuar bashkëshortja e Blerand Stavilecit

  • Lëndime të kockave të hundës, lëndim të syrit të djathtë, gjakderdhje të vogla dhe gërvishtje në qafë”, janë këto lëndimet që gruaja e ministrit në largim Blerand Stavileci, i ka marrë pas sulmit fizik që iu bë asaj në orët e para të pasdites së sotme.

Për lëndimet e Vitore Metaj ka folur sot drejtori drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Basri Lenjani. Ai ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të gruas së ministrit, Blerand Stavileci, Vitore Metaj.

Ai ka thënë se sot pas orës 14, në QKUK është pranuar pacientja me lëndime trupore, raporton

“Pas shërbimeve të konsulencave është gjetur se pacientja ka lëndim apo thyerje të kockave të hundës, lëndim të syrit të djathtë, gjakderdhje të vogla dhe gërvishtje në qafë. Ajo po trajtohet në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Lenjani.
Ai ka bërë të ditur se pacientja brenda pak orëve do të lirohet për në shtëpi.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...