Published On: 17 Maj, 2017

Ja kush është shefi i operacionit në Lagjen e Trimave (FOTO)

Dejan Vuçkoviq ka qenë shefi i njësisë antiterroriste të policisë së Maqedonisë që kishte udhëhequr aksionin policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë, njofton portali Plusinfo. Por ai tanimë nga shtatori gjendet në paraburgim në Greqi, pas një fletëarresti ndërkombëtarë të lëshuar nga MPB e Maqedonisë.

Vuçkoviq fillimisht ishte arrestuar në Shkup me akuzën për trafikim me armë dhe lëndë narkotike, pasi që në makinën e tij ishte gjetur granatë dhe më shumë se 800 gram kanabis. Gjykata greke po shqyrton mundësinë e ekstradimit, por Vuçkoviq ka kërkuar që të mos ndodhë kjo, për shkak të rrezikut të tij, duke qenë se në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë ishte udhëheqës i operacionit policor.

Vuçkoviq ka kërkuar azil politik dhe ka bërë ankesë kundër ekstradimit në Maqedoni. Në letrën e tij ai ka shkruar se nëse do të kthehej në Maqedoni, ai do të përballet me tortura dhe deri në vdekje. Sipas mediave greke, ekstradimi i tij ka të bëjë me luftimet e 9 dhe 10 majit të 2015 në Kumanovë, ku ai po e udhëhiqte aksionin. Ai ka thënë se struktura të caktuara në Maqedoni e piketojnë ate si përgjegjës për vrasjen e luftëtarëve të UÇK-së në Kumanovë. (INA)

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...