Published On: 29 Prill, 2017

Ja kush është qytetari i Kosovës që humbi jetën në Shkup

Farmacisti Allfons Ahmeti, 41 vjeç, nga Prishtina humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor, që ndodhi të shtunën herët në mëngjes, në rrugën magjistralen Shkup-Kalimi Kufitar Bllacë.

Siç njofton Policia e Maqedonisë, sot në mëngjes rreth orës 5:45 minuta në rrugën magjistrale Shkup – KK Bllacë në afërsi të pompës së benzinës, ndodhi një aksident rrugor midis një kamioni dhe një automobili “Wolksvagen-Pasat” në të cilin humbi jetën Ahmeti. Të dy automjetet ishin me targa të Kosovës.

Ekipi i SPB Shkup kreu ekspertizë dhe punohet në zbardhjen e mëtejme të rastit. Allfons Ahmeti, la gruan e tij dhe dy fëmjë, në Prishtinë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...