Published On: 1 Gusht, 2017

Ja kush është 22 vjeçari që u vra në orët e vona të natës në Tiranë (Emri+Foto)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku për shkak të një konflikti çasti, një 22 vjeçar është qëlluar me thikë duke marrë plagë të rënda.

Burime nga policia bëjnë me dije se 22 vjeçari Marv Mihali nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth mesnatës pranë stadiumit “Dinamo”. Deri tani policia ka shoqëruar disa persona dhe po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Marv Mihali, 22-vjeç, djalë i vetëm, ka mbetur viktimë gjatë sherrit banal që ndodhi mbrëmë pranë stadiumit “Selman Stermasi”. Sherri ndodhi gjatë një lojë PS4, kur shoku i viktimës debatoi keq me një person për një karikues celulari dhe mbasi dalin jashtë për t’u sqaruar sherri bëhet më i madh. Ku u bënë grupe-grupe midis njëri-tjetrit dhe sherri çoi në plagosjen e Marvit me thikë. Më pas largohen autorët dhe mbërrin ambulanca tek e shoqëron në urgjencë, por fatkeqësisht ai humbi jetën.”, shprehet dëshmitari në vendngjarje.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...