Published On: 26 Maj, 2017

Ja kush do të fitojë në këto zgjedhje sipas Shkelzen Maliqit

Zgjedhjet e qershorit do ta nxjerrin fitues koalicionin PDK-AAK-NISMA.

Kështu vlerëson analisti politik Shkëlzen Maliqi, në një prononcim për Gazeta Blic.

Maliqi ka treguar edhe arsyet se përse ky koalicion ka më së shumti gjasa që të jetë fitues i zgjedhjeve të  parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 qershor.

“Nëse nisemi nga dy fakte relativisht përcaktuese, e para nga vota e vitit 2014 dhe tendencat e njohura të sjelljes së elektoratit ku deri më sot nuk kanë ardh  në shprehje krizat dhe çarjet e mëdha, mund të parashikohet se gjasat për fitore janë më të mëdha të koalicionit PDK-AAK-NISMA+ 10 subjektet tjera që në zgjedhjet paraprake kanë pas rreth 300 mijë votues, kurse koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka pasur  rreth 80 mijë më pak”, tha ai për Gazeta Blic.

Maliqi ka folur edhe për gjasat që i ka Lëvizja Vetëvendosje më 11 qershor.

Ai tha që rruga më  e lehtë e kësaj partie për të arritur tek fitorja do të ishte  bashkimi i kësaj partie me ndonjë parti tjetër.

“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë edhe më pak e përkrahur, dhe vetëm nëse do të lidhej në një formacion me LDK-AKR etj, do të mund t`i afrohej ose konkurronte seriozisht për fitore”.

Tutje Maliqi shprehet i bindur se  edhe gjatë  kësaj  kohe elektorati në Kosovë , nuk do të pësoj  shumë ndryshime.

“Mendoj se ky konfiguracion i elektoratit  nuk do të pësojë ndryshime të mëdha dhe përmbysese.   sepse më sa mund të vërehet nuk është  fryma revolucionare dhe përmbysese  të masat, më shumë kemi zhurmë militantësh dhe te të pakënaqurve që janë pakicë. Dhe këto parakushte besoj se do të janë determinues  për rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai konsideron se pavarësisht pse PDK-AAK-NISMA,  është favorite për fitore, ajo do të ballafaqohet me disa probleme gjatë krijimit të qeverisë.

“Pra, sipas meje favorit është koalicioni i partive të krahut të luftës. Por, kjo nuk do të thotë se sërish nuk do të ketë probleme me krijimin  e qeverisë nëse kjo fitore nuk do të jetë me numër deputetësh shumice… Psh nëse koalicioni fitues merr p.sh. 45 deri 50 mandate, e koalicioni i dyte rreth 30, VV rreth 20, sërish do, të krijohet një situatë bllokade relative ku VV-ja do të mund të bëhet force përcaktuese, king-maker… por me kushtëzime që do të janë të papranueshme për dy koalicionet… Pastaj, ndoshta dalja nga bllokada do të jetë sërish koalicioni i madh me një formule mbase pak me ndryshe… megjithatë, uroj që kjo të mos ndodh dhe të kemi një fitues deblokues të aftë që ti kryej punët e mbetura…” përfundoi Maliqi.

Zgjedhjet e qershorit do të mbahen me 11 qershor, ndërsa sot KQZ ka tërhequr edhe shortin për numrat e subjekteve politike.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...