Published On: 9 Korrik, 2017

Ja e vërteta e ngjarjeve të 9 korrikut të 1997 në Gostivar

Është mirë që bisedohet dhe komunikohet për gjithçka, por pasi jeni studentë dhe nesër mund të jeni akademikë të ardhshëm dhe bartës të proceseve shoqërore në shumë aspekte, përpiquni që të informoheni më mirë dhe të bisedoni me forcën e argumenteve. Unë nuk jam i prirur që të flas për inat dhe të anoj për qëllime personale dhe karrieriste, por përpiqem të flas si autor i një kontributi modest – një emisioni dokumentar si gjurma e vetme rreth ngjarjeve të 9 korrikut 1997, pasi askush nuk bëri asnjë hap më tej për zbardhjen e këtyre ngjarjeve aq tragjike, si njërat në vazhdën e tragjedive të shqiptarëve të Maqedonisë. Që ju të jeni më racionalë dhe të mund të ndërtoni qëndrim të drejtë duhet të keni parasyshë se të gjitha tragjeditë shqiptare i shkaktuan pushtete sllave me të vetmin qëllim që të ruajnë shtetin e tyre etnik si pronë, të zbehin fuqinë e shqiptarëve, por për fat të keq ata nuk do t`ja kishin arritur qëllimit të tyre, po të mos kishin pas pranë vetes edhe vazalët shqiptarë. I vetmi njeri që e kundërshtoi ashpër këtë vazalitet dhe servilitet ishte pikërisht Rufi Osmani duke filluar që në kohën kur ishte deputet.
Ju të gjithë e dini se pas viteve të 90-ta vetëm tre parti shqiptare janë themeluar me shkaqe konkrete praktike.
PPD e dikurshme u krijua si lëvizje mbarëshqiptare dhe nën hijen e saj ishte një parti e vogël PDP (Partia Demokratike Popullore).
PPDSH lindi si nevojë e pluralizmit politik shqiptar dhe në këtë fraksion që më vonë u bë parti politike ishte edhe Rufi Osmani.
BDI lindi si strukture e pas një situate të re në Maqedoni, pas konfliktit të armatosur.
Në emisionin Aktuel në Alsat-M më 10.12 2008 kishte gjasa që të hapet Kutia e Padorës por gazetari shqiptar që merrte pjesë në këtë emision nuk e çoi zbërthimin e problemin deri në fund. Në këtë emision Branko Cërvenkovski arriti përskaj katër gazetarëve me përvojë , të promovojë veten në liderin e ardhshëm “të ri” gjegjësisht të vjetër të LSDM-së, duke qenë ende kryetar i këtij shteti dhe kur pas plot 18 vitesh, ja doli përsëri me sukses t`i nxijë dhë përulë shqiptarët, dhe për gjithçka që atij i mvishet si ushtrim dhune ndaj shqiptarëve, fajtorë na qenkan vetë shqiptarët edhe atë pa përjashtim.
Në Gostivar më 9 korrik 1997 ai deshti që të arrijë më shumë objektiva. E para tu japë një leksion shqiptarëve që mos kërkojnë asgjë në shtetin maqedonas dhë të heshtë reprezentuesin më të fuqishëm dhe më të paluhatëshëm të kërkesave të shqiptarëve për ngritjen e nivelit të pozitës së tyre në sistem me mjete demokratike dhe politike, pasi që atëherë shqiptarët ishin të përcaktuar për integrimet euroatlantike, ndërsa maqeodonasit nuk mund të shkëputeshin nga nostalgjia për Jugosllavnië dhe Rusinë.
Një shkak tjetër që e shfrytëzoi Cërvenkovski për pretekst intervenimi ishte edhe devalvimi i denarit si një dështim i madh i Qeverisë të cilën ai e udhëhiqte. Ky devalvim i denarit u shkaktoi qytetarëve të Maqedonisë shumë humbje dhe për këtë pas inskenimit të ngjarjeve të 9 korrikut 1997 as që u fol më.
Me cinizëm të paparë Cërvenkovski në emisionin AKTUEL në Alsat-M e përshkruajti momentin e takimit të tij me kryetarin e atëhershëm të PPDSH-së Arbën Xhaferi dhe me kryetarët e komunave të Gostivarit Rufi Osmani dhe Tetovës Alajdin Demiri më 30 Qershor të viti 1997. Prej tyre paska kërkuar që ta respektojnë vendimin e atëhershëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me heqjen e flamujve prej para ndërtesave të komunave në fjalë, që të mos jetë i detyruar të përdorë dhunë???
Unë do të shtroj një mori pyetjesh të papërgjigjura deri më tani dhe ju mirë është të kyçeni duke tentuar t`u përgjigjeni dhe kështu do të fitoni një pasqyrë të qartë rreth të vërtetës së Gostivarit.
A mos din vallë Cërvenkovski dhe të gjithë intelektualët e heshtur dhe të paheshtur një rast të vetëm, kur është përdorur aq dhunë dhe janë shkaktuar aq pasoja për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni, kur përherë dhe aktualisht keni plot vendime të tilla që nuk zbatohen.

Kush foli atëherë për devalvimin drastik të denarit dhe sa lidhet intervenimi në Gostivar për të fshehur këtë dështim të qeverisë së atëhershme të Cërvenkovskit?

Pse Ligji për përdorimin e flamujve u soll në parlament më 8 korrik në ora 22?. Pse u pranua amandamenti për hyrjen në fuqi përnjëherë atë natë? P

se u u shfrytëzua mos prezenca e kryetarit të shtetit dhe u nënshkrua nga nënkryetari i parlamentit? Pse nuk u soll ky ligj me procedurë të rregullt dhe tu jepeshte mundësi kryetarëve të komunave të vendosin për respektimin gjegjësisht mosrespektimin e tij?

Si është e mundur të organizohet një sulm i tillë mbi Gostivarin aq shpejt ku defiluan mbi 4000 policë, nëse nuk ka pas një sekanr apriori?

Pse në kuadër të hordhive policore maqedonase kishte pjestarë të njësive policore serbe? Si është e mundur me aq shpejtësi brenda një nate, të jenë sjellur ata ad hoc për atë intervenim në Gostivar, nëse nuk kanë qenë në huazim të përhershëm në Maqedoni?

Ku ishin deputetët dhe ministrant e PPD-së ditën e krimit, pse nuk dolën të përballen me realitetin? Pse nuk tentuan ta lironin nga arresti që në orët e hershme të mëngjesit Rufi Osmanin që t`i drejtohet masës së tubuar, i cili nën pranga është mbajtur prej ora 4 të mëngjesit e deri në orën 23 të asaj natë për t`u deportuar pastaj në stacionin policor në Gostivar e më pastaj në Shkup dhe në paraburgim?

Pse askush pa përjashtim nuk pati guxim dhe pak moral të del para masës së tubuar?

Pse Arben Xhaferi dhe kreu i atëhershëm i PDSH erdhi në Gostivar rrugëve të fushave dhe sokaqeve të Gostivarit dhe nuk doli para masës por u fsheh në një shtypshkronjë në Gostivar, kur ideja e legalizimit të përdorimit të flamujve dhe rregullimit të tyre me ligj, ishte në projektin e PPDSH-së së atëhershme dhe nuk ishte punë private e Rufi Osmanit?

Pse neve gazetarëve shqiptarë të lënë nën mëshirën e fatit e që tentonim të dijmë të vërtetën e asaj ditë nuk na u lejua që të hynin në rrethin e hekurt policor, ku u morrën nën mbrojtje gazetarët maqedonas? Këtë e vërteton edhe materiali i incizuar në drejtime të kundërta, ata incizonin drejt masës e ne drejt policisë, se edhe ne ishim para tytave të automatikëve.

Pse ekipit të televizionit ku unë veproja në ora 7 të mëngjsit ju ndalua hyrja në qendër të qyetit dhe tentoi t`i merret materiali i incizuar me rekomandimin se ne do të incizonim pas orës 9 e 30 minuta kur ata do të shkonim. Pse nuk shkuan ata dhe pritën deri sa i inskenuan trazirat.

Ditën e ngjarjeve funksionarët e PPD –së nuk ishin në Gostivar , të gjithë tani e dijmë se ishin në përgjimin e atyre ngjarjeve përmes spunëve telefonikë nëpër zyrat e parlamentit dhe qeverisë. Kush morri pjesë nga shqiptarët në kuadër të delegacionit maqedonas të formuar nga mentori i tyre Cërvenskovski që shkoi të raportojë në Bruksel për këto ngjaraje dhe çfarë ka thënë atje për shqiptarët.

Një shkrim i tillë u botua në gazetën e atëhershme Flaka përskaj faktit që kishin tentuar t`a koruptojnë gazetarin me 10 mijë dollarë që të mos e botojë.

Pas atyre ngjarjeve “I famshmi analist dhe kolumnist” Mersel Bilalli erdhi në Gostivar në krye të një Komisioni parlamentar të formuar enkas për të zbardhur rastin e Gostivarit, por ai erdhi për t`a nxirë edhe më shumë. E morri guximin që të maltretuarit e Gostivarit të cilëve ende ju kullonin plagët gjak ti maltretojë edhe njëherë përmes intervistave maratonike dhe cinike dhe në fund në parlament lexoi raportin e qeverisë.

Ku përfundoi raporti që doli nga intervistat ofenduese të atij komisioni famoz?

Atë natë që policia t`i dijë saktë shtëpijat e maqedonasve për të mos bastisur gabimisht, në këto shtëpi janë lënë dritat ndezur, ndërsa për t`u identifikuar maqedonasit para policisë kanë pasur për moto parollën: Ku shkon? Në kishë? Spiunët shqiptarë i kanë pasur pantollonat e kthyera që t`i njohë policia.

Pse atë ditë dështoi edhe PPDSH-ja. Më 5 dhe 6 korrik u mbajtë Kongresi i Bashkimit të PPDSH-së dhe PDP nga e cila doli PDSH-ja e sotme.

Atë ditë kokë më vetë Menduh Thaçi promovoi një mini ushtri partiake me të cilën nuk u pajtua jo vetëm Rufi Osmani por edhe asnjë shqiptar normal pasi të gjithë e dinim se nuk do të zgjidhen problemet me ushtri të tilla.

Rreth qëndrimit të PDSH-së nuk duhet harxhuar shumë fjalë, pasi dyshi Thaçi – Xhaferi e centralizuan deri në atë derexhe sa nuk kishte vend për njerëz me ide të ndyshme prej tyre. Këto ekzebicione dhe akrobacione politike me Rufi Osmanin brenda në parti nuk mund të ndodhnin, andaj me kohë e kuptuan këtë dhe jo vetëm që lejuan por e ndihmuan largimin e tij nga skena politike.

E pastaj për të shpërlarë trunin e njerëzve dhe për të maskuar dobësinë e tyre bënë amnistimin dhe lirimin e tij nga burgu. Rufi Osmani nuk kërkonte amnistimin por zbardhjen e rastit të Gostivarit, që nuk e morri askush përsipër pasi duhej të zbulonte pjesëmarrjen dhe fajin e vet në këto skenare të pushtetit maqedonas. Nevzat Bejta ka qenë pjesë e të gjitha këtyre strukturave dhe sot për interesa personale dhe nepotike jo që nuk flet për realitetin, por e shtrembëron atë në mënyrën më jonjerzore.

BDI-ja është kaptinë në vete. Fitoi përkrahjen e parezervë duke u thirrur në emrin e UÇK-së dhe tani me pjesëmarrjen joparimore në qeveritë edhe të majta edhe të djathta maqedonase e devalvoi luftën, I la nën mëshirën e fatit të gjithë kontribuesit realë të asaj kohe, heshti ndaj intervenimeve makabre të pushteteve sllave, rekrutoi shumë njerëz të dështuar dhe të dobët intelektualisht në rradhët e veta, konservoi ligjin për përdorimin e flamurit, sakrifikoi bashkimin e komunave të Osllomesë dhe Zajazit me Kërçovën. lejoi ligje të reja diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe dita ditës po dështon në të gjitha planet. Tenton të jetojë poltikisht jo me kontributin real për shqiptarët, por me famën e zbehur të konfliktit të viti 2001, të kapitalizuar për interesa personale e të grupeve,.

Kush mund të besojë se Cërvenskovski e dha idenë dhe lejen e legalizimit të Universitetit të Tetovës dhe pse?

Këtë e than në emisionin AKTUEL në Alsat-M më 10.12 2008. BDI dha një përgjigje qesharake në këtë drejtim. Ata e paskan pas në programin zgjedhor e se kush e bëri nuk qenka me rëndësi. Të gjithë e dinë se kur ne kërkonin shkollë për mësuesi në kohën e paraleleve të përziera famoze, se gati mbetëm pa kuadro nëpër shkolla, maqedonasit protestuan me javë të tëra kundër kësaj.

E kur kërkuam universitet na e dhanë fakultetin gjysmak të pedagogjisë. Universitetin e Tetovës e bën ata shqiptarë që regjistruan fëmijët e tyre aty të vetëdijshëm se mundi mund t`u shkojë kot, kur fëmijët e politikanëve shqiptarë studjonin në Shkup dhe jashtë vendit, si dhe ata shqiptarë që e financuan atë projekt, se për ndryshe po mos kishte mbet gjallë ky universitet, partitë poltike nuk do kishin çfarë të legalizonin. Cërvenkovski kur u bind në forcën e popullit shqiptar, por jo edhe të politikanëve shqiptar dhe kur nuk arriti t`a shuajë, e pranoi idenë e legalizimit të tij.

Nevzat Bejta bëri shpifjen më makabre që një shqiptar mund t`a bëjë për interesa të ulta ndaj një shqiptari lidhur me 9 korrikun e 1997-ës. Po kush e shkaktoi Ladorishtën, Bit Pazarin, Sopotin, Karadakun, Kërçovën – kush e vrau Beqir Limanin, kush e shkaktoi Brodecin……….
Më pastaj me rastin e Akademisë përkujtimore në 10 vjetorin e 9 korrikut 1997 ai për shkak të mllefit ndja VMRO-së që nuk i morri në pushtet thot diçka tjetër. Keni mundësi ta dëgjoni vetë në www.youtube.com dhe do të bindeni për shpifjet e llojit të udbës ndaj shqiptarëve.
Unë nuk befasohem me sojin e Nevzat Bejtës sa befasohem me Ali Ahmetin. Kut të gjithë pritshin se ai do të distancohet nga kjo shpifje e Bejtës por ai në kuvendet zgjedhore të degëve në Kërçovë dhe Gostivar thot: BDI-ja rrjedh nga gjaku i dëshmorëve, BDI-në nuk e shembin disa deklarata në mediume dhe do shkrime nëpër gazeta. Pra ai harron se dëshmorët as që e kanë dijtur se do të themlohet parti politike pas luftës dhe me këtë e vërteton tezën se lufta u bë për të ardhur në pushtet, si dhe ndërrimi i disa kryetarëve të degëve në disa qyetet por jo edhe i Nevzat Bejtës në Gostivar që asnjëherë nuk është zgjedhur por sëpari është emëruar e pastaj e ka montuar përherë propozimin për vete, do të thotë se Aliu qëndron pas shpifjeve të Bejtës.

Pse nuk e di??? Koha do t`a vërtetojë këtë.

Befasohem pse në këtë forum po bëhet një krahasim në mes Rufi Osmanit dhe Imer Selmanit. Rufiu u distancua që në fillim nga të gjithë ata që nuk punuan si duhet për çështjen shqiptare dhe priti momentin e rikthimit që të krijohen sadopak kushtet për zgjedhje pa dhumë e pa banda, ndërsa Imer Selmani kaloi nëpër të gjitha këto faza dhe tani del me opcionin e vet kur ish partia nuk shkoi në pushtet. Pse ai nuk e bëri këtë në vitin 2006 kur u bë shkelja e vullnetit të shqiptarëve lidhur me pjesëmarrjen në qeveri.Sidoqoftë është për tu përshëndetur dalja e tij nga PDSH-ja.

Me këtë rast pasi të gjithë strukturat pa përjashtim janë sjellur ndryshe kur janë në pushtet e ndryshe kur janë në opozitë ja vlen të theksohet se kjo odisedaë gati dy dekadash e politikës shqiptare në Maqedoni përngjan me rrugëtimin e Kristofer Kolombos, pasi ai kur u nis nuk dinte se ku shkon, kur arriti nuk dinte se ku gjendet, kur u kthye nuk dinte se ku ka qenë. Sa i perket rrugëtimit deri tani partitë shqiptare mund të identifikohen me fatin e Kristofer Kolombos, ndërsa sa i përket zbulimit në asnjë mënyrë, se ai zbuloi Amerikën e ndërsa këta e humbët rrugën në oborr, duke ju bërë shumë dëm shqiptarëve.
I vetmi që përskaj tragjedive të shumta shpëtoi nga të gjitha këto faza pa ju bërë dëm shqiptarëve është Rufi Osmani pasi:

Mbeti reprezentuesi më i fuqishëm dhe më i guximshëm i vullnetit të shqiptarëve të Maqedonisë, që si askush më parë bëri përpjekjen më serioze politike, për ngritjen e nivelit të barazisë reale ndëretnike në Maqedoni, me mjete paqësore dhe demokratike.
La postin e deputetit në mandatin e parë të tijë si shqiptari më i sukseshëm dhe i pazëvendësuar deri më tani në Parlamentin plural të Maqedonisë, për t`u kthyer në bazë që të rikonfirmojë vullnetin e shqiptarëve, për vazhdimin e misionit për ekulibrimin e të drejtave njerëzore dhe kombëtare në Maqedoni.

Morri në supe të kontestojë nëpërkëmbjen e të drejtës së përdorimit të flamurit kombëtar nga garnitura maqedonaso shqiptare LSDM – PPD për shtatë vite me rradhë, e rregulluar jo me ligj por me një marrëveshje të fshehtë joformale për përdorim intern, nën nivelin e përdorimit të flamurit në kohën e komunizmit.

Qëndroi stoikisht përballë torturave të egra dhe ç`njerëzore policore, për skaj tragjedive shumë të dhembshme familjare dhe shëndetësore.
Me mbrojtjen e tij në aspekt juridik gjatë procesit të montuar të gjykimit maratonik, la pa tekst avokatët dhe kolegjin gjyqësor, detyroi përfaqësuesin e padisë që të flladitej me padinë nga sikleti, si dhe kryetaren e trupit gjykuese të ndërpresë disa herë në ditë seancat gjyësore për t`u konsultuar më porositësit dhe fabrikuesit e procesit gjyqësor.
Detyroi edhe ligjëdhënësit të zgjasin paraburgmin nga tre në gjashtë muaj se nuk ja dilnin dot ta përmbyllin gjatë tre muajve, pasi nuk kishin llogaritur mirë se ndër shqiptarë ekziston një i tillë që mund t`ua prishë hesapet.
Nuk pranoi asnjë kafe të vetme prej askujt, por harxhoi një pjesë të madhe të pasurisë së tij private dhe familjare, për të përballuar koston e kësaj odiseade tragjike të nëpërkëmbjes së shqiptarëve.
Përskaj ofertave të shumta nga të gjithë subjektet politike për pozicione shumë të larta politike, qëndroi i pastër dhe i qartë në qëndrimet e veta dhe dëshmoi se nuk ja ka pas kurë lakmi pushtetit.
Tani kur të gjitha paralajmërimet shkojnë drejt konstatimit se Gostivari do të jetë pika më e nxehtë e zgjedhjeve lokale të marsit 2009, mirë do ishte që të gjejmë busullën tonë e të përgjigjemi në disa pyetje që i shtrova më lart, në mënyrë që shpekuluesve dhe shpifësve të tipit Bejta t`ju pamundësohet që të manipulojnë shqiptarët për interesa personale dhe partiake.

(Nuri Bajrami Gostivar, ky shkrim është publikuar vite më parë)

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...