Published On: 7 Janar, 2016

Ja cili është versioni që jep policia për vetëvrasjen e polices!

Pas lajmit të publikuar se Policia ka fshehur vetëvrasjen e një pjesëtareje të saj, ka ardhur edhe reagimi nga Policia e Kosovës.

Në sqarimit e Policisë, ku kjo vdekje cilësohet si “vdekje e dyshimtë”, thuhet se Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit, duke përfshirë edhe dërgimin e trupit të pajetë ne institutin e mjekësisë ligjore për autopsi, veprim ky i cili është bërë me vendim të prokurorit kompetent.
“Policia e Kosovës edhe ne ketë rast të zyrtares së PK-se sikurse edhe ne të gjitha rastet e natyrës së njëjtë, nuk e publikon identitetin e viktimës, pasi që duhet të respektohen procedurat ligjore ne të gjitha rastet njësoj pa dallime. Ndërsa sa i përket shkrimit tendencioz se Policia e Kosovës ka fshehur rastin, kjo nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë, pasi që ky rast është publikuar për media sot (01.07.2016) rreth orës 11:15 min përmes raportit 24 orësh te PK-se, i cili publikohet ne baza ditore”, thuhet në reagimin e policisë.
Më herët u raportua se ka vrarë veten me plumb në kokë, policja e Kosovës, Drita Latifi dhe se Policia megjithëse ka raportuar rastin, nuk ka treguar që ajo ishte pjesëtare e Policisë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...