Published On: 25 Prill, 2017

Ja çfarë kërkesa i drejton Zoran Zaevit, iniciativa “Për Maqedoni të bashkuar”

Dita e 57 me rend e protestave të organizuar “Iniciativa për Maqedoni të Bashkuar”. Sot marshi i protestuesve do të jetë ndryshe nga ditët tjera. Protestuesit u tubuan para qeverisë dhe marshuan drejt objektit të Parlamentit ndërsa marshin e përfunduan para selisë se LSDM-së. Këtë destinacion e kanë zgjedhur për shkak se sot udhëheqësit e protestave “Për Maqedoni të bashkuar”, socoaldemokratëve do u dorëzojnë disa kërkesa, ndër të cilat është edhe zhbllokimi i proceseve politike dhe ekonomike duke e hedhur poshtë Deklaratën e partive politike shqiptare, të cilën e quajnë “Paltformë e Tiranës”.

Ndërkohë LSDM, sot përmes një komunikatë bëri të ditur se nuk janë të interesuar për zgjedhje të reja dhe se qytetarët shprehën vullnetin e tyre më 11 dhjetor, ndërsa tha se çdo moment është e mundur që të zgjidhet kryetari i parlamentit i cili më pas do t’i shpall zgjedhjet lokale, e kështu me rradhë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...