Published On: 27 Maj, 2017

Ja çfarë i kishte kërkuar Veseli mjekut të UÇK-së, kur ishte plagosur Haradinaj (Video)

Mjeku i UÇK-së, Fadil Beka, i cili kishte mjekuar mijëra ushtarë dhe civil të plagosur gjatë luftës, përmes një video të postuar nga kreu i PDK-së, ka rrëfyer përvojën e tij të luftës me Veselin dhe Haradinajn.

Beka rrëfen sesi më 24 mars 1998, në ditën kur ishte plagosur Ramush Haradinaj në zonën e Dukagjinit, Kadri Veseli kishte kërkuar prej tij si mjek që të shkonte bashkë me Veselin në Jabllanicë për ta mjekuar atë, duke i thënë se e ka një shok të plagosur.

“Me Kadri Veselin na lidhin shumë ngjarje të rëndësishme gjatë periudhës së luftës. Unë do ta potencoja 24 marsin e vitit 1998 kur në zonën e Dukagjinit është plagosur Ramush Haradinaj. Kërkesa e Kadri Veselit ka qenë që, së bashku me mua si mjek, të shkojmë në Jabllanicë, sepse është një shok i yni i plagosur, një shok i mirë, një luftëtar i mirë, prandaj është e domosdoshme dhe duhet të shkojmë atje”, rrëfen mjeku i UÇK-së.

Ai thotë se rruga ka qenë me shumë peripeci, por Kadri Veseli insistonte të shkonim.

“Ai insistim me gjithë faktin se unë isha duke i mjekuar të plagosurit, të plagosurit rëndë. Mirëpo, edhe pse në fillim pak me hezitim, kur e pashë vendosmërinë, këmbënguljen dhe atë sakrificën për të shkuar për t’i ndihmuar një shoku, atëherë thash se edhe unë jam i gatshëm. Për Kadri Veseli kjo tregon, për mendimin tim, se ai ka qenë i përkushtuar për t’u ndihmuar shokëve. Ka qenë sakrifica për shokët, dhe vendosmëria”, thotë Beka.

Ndërsa, sipas Veselit, i cili e ka postuar këtë video, çdo histori e ka një fillim.“Çdo histori e ka një fillim. Ramushi dhe unë kemi dëshmuar lidership në të kaluarën. Jemi liderët që do të mundësojmë një Fillim të Ri për republikën tonë. E falënderoj Dr. Fadilin për këtë rrëfim. Më ka emocionuar shumë. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...