Published On: 18 Maj, 2017

Ja çfarë i kërkon Vetëvendosje LDK-së për koalicion

Gjatë gjithë ditës së djeshme kanë vazhduar negociatat në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së për mundësinë e partneritetit me njëra tjetrën në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit.Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, nuk është arritur asgjë.Pati informacione të ndryshme, deri të mundësia e ndarjes së posteve, në rast se do të ndodhte një koalicion i tillë.

Periskopi merr vesh se kushti final i Vetëvendosjes është që LDK t’i bashkohet listës së kësaj partie dhe të pranojë kandidimin e Albin Kurtit për kryeministër.Mësohet se kjo është oferta finale e Vetëvendosjes për LDK’në dhe karshi kësaj kërkese nuk ka tërheqje.Vetëvendosje dje ka njoftuar pas mbledhjes së Kryesisë se LDK ka qenë ajo që ka kërkuar takime me të për të diskutuar mundësitë e koalicionit.Ky ishte njoftimi i Vetëvendosjes:Nga mbledhja e KryesisëLëvizja VETËVENDOSJE! sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë në të cilën janë diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit dhe përgatitjet për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes e cila mbahet nesër, e ku do të votohet edhe lista e kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këto zgjedhje.Tanimë, afati për koalicione ka përfunduar dhe Lëvizja është duke bërë përgatitjet e duhura që në këto zgjedhje të garojë e vetme. Gjatë ditës së sotme kemi pranuar dhjetëra kërkesa për takim nga koalicioni LDK/AKR. Edhe pse jemi në orët e fundit para dorëzimit të listave, kryesia e Lëvizjes vendosi që t’i pranojë në takim.Programi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe konsistenca politike e qëndrimeve dhe veprimeve na bëjnë ne subjektin më të besuar për transformim të Republikës, me luftim të krimit e progres shoqëror. Të gjithë ata që janë të gatshëm t’i bashkohen kësaj beteje për ndryshim rrënjësor jemi të gatshëm t’i presim në takim.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...