Published On: 23 Gusht, 2017

Ja çfarë biseduan në telefon Zaev dhe Vuçiq

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në bisedë të gjatë dhe të hapur telefonike i kanë shqyrtuar të gjitha aspektet e situatës së re në lidhje mes dy shteteve, njofton Portalb.mk.

Sipas një kumtese të përbashkët t0δ përfaqësuesve të Maqedonisë, Zaev dhe Serbisë Vuçiq, dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri për këto çështje:

Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë, të gjitha mospajtimet eventuale mes dy shteteve do t’i zgjidh vetëm nëpërmjet dialogut.
Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme politike në lidhje me disa çështje të rëndësishme rajonale, Maqedonia dhe Serbia bashkë do të luftojnë për ruajtjen, por edhe për avancimin e relacioneve miqësore të popullit maqedonas dhe serb, por edhe të qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë, transmeton Portalb.mk.
Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë do të kontribuojmë përpjekje më të mëdha për avancimin e mëtutjeshëm të relacioneve ekonomike dhe rritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve.
Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë në pajtueshmëri me dispozitat e të drejtës ndërkombëtare, dhe në të mirë të vullnetit dhe miqësisë, do t’i mbrojë interesat dhe të drejtat e përfaqësuesve diplomatik në territorin e saj.

Në kumtesë gjithashtu thuhet se Serbia dhe Maqedonia do ta intensifikojnë komunikimin e përbashkët në nivel më të lartë dhe do t’i japin përkrahje njëra tjetër në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe përforcimin e marrëdhënieve fqinjësore të mira, të cilat do të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.

Ndryshe, të dielën, të gjithë diplomatët e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë u tërhoqën në konsultime urgjente në Beograd. Incidenti diplomatik i papritur, sipas autoriteteve serbe erdhi si pasojë e informatave të tyre se siç thonë ata kanë dëshmi për veprime ofensive të inteligjencës në Maqedoni kundër Serbisë.

Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese deklaroi se, Maqedonia gjithmonë do t’i ndjek interesat e saj dhe do të bashkëpunojë për fqinjësi të mirë duke mos u përzier në kontestet e shteteve.

“Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjithë vendet fqinje. Kur ekzistojnë çështje të hapura senzitive mes dy fqinjëve tanë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjithmonë do t’i ndjek interesat e shtetit ndaj parimeve të fqinjësisë së mirë të bashkëpunimit rajonal dhe mospërzierjes në kontestet mes shteteve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, pas vendimit të Beogradit që ta tërheq personelin e Ambasadës së Serbisë në Maqedoni, pas dërgesës së notës, pa i sqaruar arsyet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, premtoi se do të vazhdojnë raportet e mira miqësore, ndërkaq ky akt është v etëm “përgatitje për mbrojtje të miqësisë mes dy vendeve”, pas ardhjes së Qeverisë së re.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë raporte miqësore të Beogradit me Shkupin. E jona është që njerëzit tanë të jenë të përgatitur dhe të gatshëm për mbrojtjen e miqësisë së serbëve dhe maqedonasve, por kemi edhe njohuri se si është të veprohet në një ambient të ri, i cili për ne nuk ishte i njohur deri para disa muajsh”, tha Vuçiq, duke premtuar se rasti do të qartësohet në 10 ditët e ardhshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, premtoi se së përfaqësuesit diplomatik do të kthehen në Shkup së shpejti, ndërkaq ambasadorja pak më vonë, ndërkaq edhe paralajmëroi edhe ndryshime në përbërjen diplomatike.

Marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë dhe Serbisë disa herë janë prishur si pasojë e njohjes së Kosovës nga ana e Maqedonisë. Autoritet serbe, së fundmi disa herë kanë paralajmëruar se Serbia do të sillet me Maqedoninë, ashtu sikur sillet Maqedonia me të.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...