Published On: 17 Maj, 2017

Ivanovi sulmon me kritika të ashpëra Berlinin. Thotë se Merkeli i ka kërkuar falje!

Presidenti Gjorgje Ivanov në reagimin e tij ndaj deklaratës së sotme të Ministrisë së Jashtme gjermane akuzoi ambasadoren e këtij vendi se po përhap lajme të rreme dhe pretendn se Merkel i ka kërkuar falje për ketë.

Ivanovi sonte ka sulmuar ambasadoren gjermane Christine Althauzer, duke e akuzuar se po përhap “lajme të rreme”, përcjell TetovaSot. Ivanov konsideron se niveli i ambesadores gjermane ishte “një fyerje për vendin.”

Rast për vlerësimin të Ivanovit është komunikata zyrtare nga Berlini në të cilën përshëndetet dhënia e mandatit, por kritikoi Ivanovin, sepse ai lejoi të kaloi aq shumë kohë para se të dorëzojë mandatin për shumicën parlamentare.

“Duhet të na brengos kualiteti i një pjesë të diplomatëve në vend. Ambasadori i ministrisë gjermane ka shërbyer me lajmet e rreme, dhe Merkel duhej të kërkonte falje për informacionin e pasaktë që kanë marrë nga ambasada e tyre”, tha Ivanov në një intervistë për TV Nova.

Ai nuk tha se kur është zhvilluar takimi me Merkelin në të cilën ajo i ka kërkuar falje, por aludoi për kritikat e vonesës së dorëzimin të mandatit./TetovSot/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...