Published On: 26 Prill, 2017

Ivanov paralajëmron dënim të Ahmetit, Kasamit dhe Selës për shkak të Platformës Shqiptare?!

“Shumica është siguruar me shantazh – të pranohet platforma e partive shqiptare të Maqedonisë e cila është arritur në Tiranë në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë. Kjo në pajtim me Kushtetutën tonë dhe në pajtim me ligjet tona është vënie e Maqedonisë në situatë vartëse dhe në varësi të një shteti tjetër. Kjo është edhe vepër ndëshkuese, por edhe është në kundërshtim me betimin tim të dhënë kur e kam marrë funksionin e presidentit “, thotë presidenti Ivanov për MTVA hungareze

 

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në një intervistë për televizionin shtetëror hungarez MTVA deklaroi se derisa nuk largohen pengesat ligjore dhe politike nuk mund ta jap mandatin për përbërjen e qeverisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ivanovit, ekziston problem juridik dhe politik për përcaktimin e mandatit për përbërjen e qeverisë.

“Shumica është siguruar me shantazh – të pranohet platforma e partive shqiptare të Maqedonisë e cila është arritur në Tiranë në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë. Kjo në pajtim me Kushtetutën tonë dhe në pajtim me ligjet tona është vënie e Maqedonisë në situatë vartëse dhe në varësi të një shteti tjetër. Kjo është edhe vepër ndëshkuese, por edhe është në kundërshtim me betimin tim të dhënë kur e kam marrë funksionin e presidentit, sepse unë jo vetëm që në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të ndershme duhet ta kryejë funksionin e presidentit, të mbroj Kushtetutën dhe ligjet, por unë jam përgjegjës për sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Maqedonisë”, thotë presidenti Ivanov për MTVA hungareze.

Sipas tij, nëse ia jep mandatin dikujt që e ka pranuar platformën e një shteti të huaj do të vihet në pikëpyetje pavarësia e shtetit.

Presidenti i Maqedonisë sqaron se vendimi i tij është preventiv, me qëllim që të mos krijohen edhe më shumë probleme.

Presidenti Ivanov, në intervistë tha se edhe për shkak të ngecjes së evropeizimit në rajon, sërish janë lajmëruar “projekte të mëdha nacionaliste”.

“Soros qëndron prapa djegies së Zyrës Popullore”

Në intervistë për televizionin shtetëror hungarez, Ivanov u përqendrua edhe në punën dhe aktivitetet e disa organizatave të caktuara joqeveritare të cilat veprojnë në Republikën e Maqedonisë dhe kanë ndikim të tyre.

Në këtë kontekst, presidenti Ivanov thekson se Republika e Maqedonisë është viktimë e shoqërisë civile të oktrouar të cilën e oktrojnë fondacione të huaja civile dhe të cilat i krijojnë aktivitetet e aktorëve joqeveritarë, jo sipas interesave dhe nevojave të qytetarëve.

“Pamë se mjetet e shtetasve amerikanë, nga tatimpaguesit e SHBA-ve, janë transferuar në fondacione që mban emrin Soros dhe janë përdorur madje edhe për aksione të dhunshme. Njëra nga ato ishte edhe djegia e Zyrës Popullore. Dhe pa keqardhje ata pohojnë se ajo ishte protestë, gjegjësisht mënyrë e veprimit të organizatave të tilla”, deklaroi Ivanov duke folur për rolin e Sorosit në Maqedoni.

Hungaria është mik i Maqedonisë

Duke folur për marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Hungarisë, presidenti Ivanov tha se Hungaria është mik i vërtetë i Maqedonisë.

“Hungaria është mik i vërtetë i Maqedonisë. Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme politike dhe mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura”, vlerësoi Ivanov.

“Kur ishte Hungaria kryesuese me Bashkimin Evropian ajo krijoi një rreth më të gjerë të miqve, mbështetësve të Maqedonisë. Dhe ne atë asnjëherë nuk do ta harrojmë, sepse atëherë kishte kush ta thotë zërin tonë në Bruksel”, deklaroi ai.

Presidenti Ivanov në intervistën shprehu falënderim deri te Hungaria, veçmas deri te kryeministri Viktor Orban për mbështetjen që ia dha Maqedonisë gjatë krizës së refugjatëve.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...