Published On: 30 Maj, 2017
Bota |

Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Një marrëveshje paraprake midis partive politike kryesore të Italisë mbi një reformë të rregullave të votimit po rrit shanset për zgjedhje të menjëhershme këtë vit, por me efekte potencialisht destabilizuese në ekonomi.

Partia Demokratike në pushtet (PD), lëvizja populiste Pesë Yjet (M5S), opozita konservatore (Forza Italia) e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi dhe Liga e Veriut, lëvizja italiane e së djathtës janë gati të miratojnë një ligj zgjedhor të stilit gjerman.

Zgjedhjet duhet të bëhen në fillim të vitit 2018, dhe presidenti Sergio Mattarella është zotuar t’i rezistojë thirrjeve për t’i afruar ato nëse sistemi aktual i votimit jofunksional i Italisë ndryshohet, përcjell Atsh.

Vendi ka rregulla të ndryshme të votimit për dy dhomat e tij të parlamentit.

Reforma e ardhshme e frymëzuar nga shteti gjerman do të parashikonte një sistem votimi proporcional me një prag zgjedhor prej pesë për qind për të fituar vendet në parlament.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...